BallinaKronikeEMRAT/Nisin arrestimet pas “mosbindjes civile”, shoqërohen 12 protestues në Elbasan 

EMRAT/Nisin arrestimet pas “mosbindjes civile”, shoqërohen 12 protestues në Elbasan 

Pas mbylljes së protestës dhe bllokimit të rrugëve në atë që u quajt “mosbindje civile” nisin arrestimet.

Të revoltuar reaguan pas arrestimit disa demokratë. “Jeni kukullat e Edi Ramës apo jeni Policia e Shtetit”, u shpreh një protestues.

Disa protestues në Elbasan u shoqëruan në polici, pas tensioneve dhe përplasjeve mes qytetarëve dhe uniformave blu.

Në polici janë shoqëruar shtetasit: Hamza Lamce, Arben Pjetri, Agron Beqiri, Hamit Tabaku, Altin Bica, Edi Pojani, Albi Bylykbashi, Aurel Bylybashi, Sokol Shkelzeni, Daniela Gjini, Dorian Koldashi dhe Enver Lamçe.

Për tre orë me radhë, protestuesit e opozitës bllokuan rrethrrotullimin e Bradasheshit, duke shkaktuar një trafik të rënduar prej disa kilometrash, në një nga nyjet me më shumë qarkullim në vend.
Protestuesit u përplasën më pas me efektivët, kur këta të fundit ndërhynë për të liruar rrugën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular