Nga Orjola Pampuri
Edi Rama te mos perdore ndjeshmerine e nje pjese te atyre pjesemarresve ne takimin ne New York, per te percjelle gjoja egzaltimin qe ka diaspora kur takohet me te. Shume prej tyre kane jane larguar prej shume vitesh nga Shqiperia, e puna dhe impenjimi per te jetuar ne Amerike, ka bere qe shpesh tu qendrojne larg problemeve e skandaleve te Shqiperise, per te ruajtur te pacenuar mallin qe kane per vendin e tyre. Arsye kjo qe presin me deshire cdo kengetar, aktor, apo dhe piktor shqiptar.
Ata ndoshta nuk dine detaje sesi Edi Rama me ane te lobimeve te tij skutave, tentoi te korruptonte McGonigal, ata ndoshta nuk dine detaje se si njerezit me te afert, bashkepunetore te Edi Rames sot jane nen hetim e prapa hekurave, per trafik droge, per bashkepunim me banda e trafikante, per nivel te larte korrupsioni.
Ata ndoshta nuk e dine qe te ishte per Edi Ramen, SPAK nuk do te mbijetonte asnje dite te vetme, por do te ishte cbere si strukture sic u veprua me drejtesine ne keto 34 vite. Ata ndoshta nuk e dine qe nese nuk do te ishte mbeshtetja e SHBA, EU dhe UK, ketu do te lulezonte droga, trafiku e trafikantet nga parlamenti e deri ne postet me te larta drejtuese.
Ata bashkeatdhetare kane mall per Shqiperine dhe kaq, Edi Ramen dhe bemat e tij i njohin e i dine mire shqiptaret, qe perjetojne mbi kurriz cdo dite pasojat e keqeverisjes se tij ne bashkepunim me ata qe sot jane pas hekurave, e me ata qe pritet ti shese sapo tu vije njoftimi nga SPAK.