“Tetori i Librit” nuk mund të mbyllej më mirë se sa me një takim mes autorit Ahmet Prençi dhe gazetares së mirënjohur Monika Stafa. Ky takim, me temë “E drejta dhe letërsia”, do të zhvillohet nesër, në orën 17:00, në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Një bisedë që nuk duhet humbur!