BallinaKultureVLERESIMI/Në ambientet e Posta Shqiptare promovohet libri i Fadil Smajlaj: “Gjurmë të...

VLERESIMI/Në ambientet e Posta Shqiptare promovohet libri i Fadil Smajlaj: “Gjurmë të Postës, në trojet shqiptare 1800-1944”

Posta Shqiptare pati kënaqësinë të ftonte Z. Fadil Smajlaj, për promovimin e librit: “Gjurmë të Postës, në trojet shqiptare 1800-1944”

Të ftuar të tjerë në panel, ishin Znj. Liliana Konomi, redaktore e librit dhe pedagoge, z. Arjan Cakalli, Drejtor i Departamentit të Markës dhe Investimeve në Postën Shqiptare, znj. Ermira Shtylla, Këshilltare e Shërbimeve Postare dhe Z. Muharrem Gimjani Nën/Kryetar i Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë, Filatelist me një eksperiencë shumëvjeçare.

Gjatë promovimit të librit, u diskutua gjerësisht mbi historikun e shërbimeve postare, përgjatë gjithë evolucionit të tij, një analizë e thellë shkencore dhe sociale, mbështetur nga fakte dhe dëshmi historike. Dokumentat e gjetura nga autori, ndihmojnë për të kuptuar më mirë jo vetëm kuadrin historik të zhvillimit të postës, por edhe kontekstin më të gjerë politik dhe shoqëror të Shqipërisë.

Z. Fadil Smaljaj ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë dhe menjëherë pas diplomimit , emërohet ekonomist në Drejtorinë e PTT (Post Telegraf Telefonave) në Pukë. Z.Smajlaj dallohet për një karrierë të gjatë pranë Postës Shqiptare ku ka dhënë një kontribut të çmuar në organizimin e shërbimeve të PTT-ve në rrethin e Pukës, por ka ndihmuar në mënyrë të veçantë edhe drejtoritë e qyteteve të tjera si Kukës, Tropojë, Mirditë, Peshkopi dhe Burrel.

Në vitin 1999 kontributi i tij, do ti përkushtohej ngritjes dhe zhvillimit të Post Telekomit të Kosovës për riorganizimin e shërbimit postar në Kosovë.

Në fund të eventit, z. Fadil iu dha Çertifikatë Mirënjohje dhe medalje 110 Vjet Posta Shqiptare, në emër të Administratorit të Postës Shqiptare, z. Ardit Demiri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular