BallinaEkonomiMuaji i Ndërgjegjësimit për Sigurinë Kirbenetike, Shoqata e Bankave leksione të hapura...

Muaji i Ndërgjegjësimit për Sigurinë Kirbenetike, Shoqata e Bankave leksione të hapura në katër universitete

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike, AAB organizoi dy leksione të hapura më 23 tetor, të cilat u zhvilluan në Universitetin Europian të Tiranës dhe Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, me pjesëmarrjen e studentëve të degëve të Informatikës Ekonomike, Inxhinierisë Informatike dhe Financës. Leksionet u drejtuan nga anëtarë të Komitetit të Sigurisë Kibernetike në AAB, dhe studentët patën mundësinë të angazhoheshin në diskutime dhe të mësonin nga përvoja e profesionistëve.

– Në Universitetin European të Tiranës- UET, z. Ermal Galo, anëtar i Komitetit të Sigurisë Kibernetike në AAB dhe Drejtor i Njësisë së Sigurisë së Informacionit në Union Bank, mbajti një leksion për sfidat dhe kërcënimet e sigurisë kibernetike në epokën digjitale. Ai u përqendrua në strategjitë praktike për mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë e informacionit, duke synuar të ndërgjegjësojë të rinjtë mbi rëndësinë e këtyre masave.

– Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, z. Reglendi Xhango, kryetar i komitetit dhe Drejtor i Departamentit të Sigurisë së Informacionit në OTP Bank Albania, së bashku me znj. Entela Prifti, anëtare e komitetit dhe Drejtore e Divizionit të Sigurisë në Raiffeisen Bank, trajtuan tema të ngjashme, duke diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë që ofron siguria kibernetike në sektorin bankar.

Me pare më 21 tetor 2024, AAB zhvilloi leksionin e radhës në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Sigurinë Kibernetike.

Këtë herë u gjendëm pranë studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Leksioni, i drejtuar nga përfaqësuesit e Komitetit të Sigurisë Kibernetike në AAB – z. Reglendi Xhango, Drejtor i Departamentit të Sigurisë së Informacionit në Bankën OTP Albania, dhe znj. Entela Prifti, Drejtore e Divizionit në Raiffeisen Bank – u ndoq nga rreth 60 studentë të Fakultetetit Ekonomik dhe Shkencave të Natyrës, Departamenti i Informatikës.

Eventi u hap me fjalën përshëndetëse të Dekanit të Fakultetit Ekonomik, Prof.As.Dr. Shpëtim Çerri.

Gjatë vizitës së tyre në Universitet, përfaqësuesit e AAB-së u pritën nga Prof.As.Dr Rezarta Tahiraj, zv. rektor, e cila e cilësoi këtë aktivitet si një hap të mëtejshëm të një bashkëpunimi afatgjatë.

Si i oerket tetori si muaji i ndërgjegjësimit për Sigurinë Kibernetike Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) vijon angazhimin për edukimin e brezit të ri në këtë fushë kaq të rëndësishme, me një seri leksionesh të hapura në universitete të ndryshme të vendit.

Patëm kënaqësinë të gjendemi sot në mjediset e Universiteti Polis , ku rreth 50 studentë të degës Administrim Biznesi, profili Biznesi Digjital, ndoqën leksionin e hapur të drejtuar nga ekspertja jonë znj. Blerina Tushe, anëtare e Komitetit për Emergjencat Kibernetike dhe Menaxhere në Departamentin e Sigurisë së Informacionit në Banka Kombëtare Tregtare . Përgjatë një leksioni interaktiv, ajo ndau me studentët përvojën dhe njohuritë e saj mbi rreziqet kibernetike, mashtrimet më të fundit online, si dhe këshilla praktike për t’u mbrojtur nga këto sulme në epokën digjitale.

Na ndiqni për të qenë të informuar për aktivitetet tona gjatë këtij muaji të rëndësishëm.

𝘔𝘣𝘳𝘰𝘫𝘮ë 𝘷𝘦𝘱𝘳𝘪𝘮𝘵𝘢𝘳𝘪𝘯ë 𝘣𝘢𝘯𝘬𝘢𝘳𝘦, 𝘮𝘣𝘳𝘰𝘫𝘮ë 𝘷𝘦𝘵𝘦𝘯

#SiguriaKibernetike#CyberSecurityAwarnessMonth

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular