Hajri Mandri, pedagog Albanian University, Tiranë
Kineasti i shquar në Hollywood (nga Shqipëria) Fatmir Doga, emigruar pas ’90 në Kanada, pasi kish mbaruar për aktrim në Tiranë, ia ka dalë të afirmohet si aktor dhe regjisor në një sërë filmash në Hollywood, USA. Në një ndër projektet e tij të fundit kinematografik është edhe filmi serial “Prokurori” i promovuar në Tiranë në Tetor 2024, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Interesimi i madh për këtë premierë nga autoritetet e artit dhe inteligjencës, tregoi për performancën e lartë artistike dhe mesazhet e fuqishme kombëtare që përçon filmi. Interesant është edhe prania e aktorit hollivudian me famë botërore Danny Glover. Producenti dhe skenaristi i filmit është vetë regjisori Doga, ndërsa producent është Ylli Ujka e Çesk Ivanaj dhe drejtor i fotografisë Kushtrim Ternova. Filmi jep një tablo transparente, duke vënë në sinkron momentet më pikante që eksploduan pas shembjes së komunizmit në Shqipëri dhe duke u fokusuar në Reformën në Drejtësi. Teksti i kursyer, në stilin konciz, që i lë vend aksionit vizual, jep detajeve të përzgjedhura nga realiteti aktual shqiptar, ku artisti i shquar Doga, ka arritur me gjuhë filmike, të sjellë në esencë problematikën më kruciale që shqetëson vendin tonë, përballë sfidave të reformave të mëdha shoqërore, politike, morale dhe etike. Ky film është një vlerë e shtuar në artin kinematografik modern shqiptar, integrimin ndërkulturor dhe rritjen e prestigjit kulturor kombëtar shqiptar në botë, duke ndikuar drejtpërdrejt në humanizimin dhe edukimin estetik të publikut.
FATMIR DOGA
Biografia
Fatmir Doga filloi aktrimin që në fëmijëri dhe u shfaq në më shumë se shtatëmbëdhjetë produksione teatrore dhe televizive. Pasioni i tij për artet i bënë realitet ëndrrat e tij adoleshente kur fitoi konkursin kombëtar, kundër qindra studentëve, për të hyrë në Akademia e Arteve të Bukura në Tiranë (1987 -1991). Ishin vite që Fatmirit i dhanë mundësinë të takonte kineastët më të mirët në kinematografinë shqiptare dhe për të ushtruar talentin e tij. Me njohuritë e marra dhe pasionin e tij për industrinë e filmit ai arriti me punë, talent e vullnet të fortë për t’u bërë drejtor. Pas përfundimit të studimeve për Artet e Bukura, ai punoi në Shqipëri dhe Itali. Fatmiri emigroi në Kanada në vitin 1998, ku vazhdoi karrierën e tij si shkrimtar dhe regjisor. Po radhisim një listë të filmografisë së Fatmirit si shkrimtar dhe regjisor:
2007 – Fatmiri shkroi dhe drejtoi filmin e tij të parë, In Between. Luajnë Wayne Robson dhe Timo Flloko
2012 – A Matter of Justice me Michael Madsen dhe Rachel Hunter.
2013 – The Architect me Stacy Keach dhe Masiela Lusha
2014 – Të jesh amerikan me protagonist Christopher McDonald, Sienna Guillory, Lorenzo Lamas dhe Robert Milano.
Fatmiri ka shtatë skenarë gati për t’u filmuar në vitet e ardhshme. Stili unik i të shkruarit të Fatmirit dhe Regjia, tashmë kanë tërhequr vëmendjen e yjeve si Al Pacino, Charlize Theron dhe Andy Garcia. Këto janë disa nga yjet që Fatmiri ka shfaqur në filmat e tij Michael Madsen, Reservoir Dogs, Rachel Hunter, Ford supermodel, Stacy Keach, The BourneLegacy, Masiela Lusha, George Lopez, Christopher McDonald, Thelma & Louise, Sienna Guillory, Resident Evil, Robert Miano, Donnie Brasco, LorenzoLamas, Renegade