BallinaAktualitetTakim mbreslënës në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit me Ahmet Prençin...

Takim mbreslënës në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit me Ahmet Prençin në moderimin e Monika Stafës

spot_img
spot_img

Pasditja e djeshme ishte e veçantë për lexuesit, autorët e letrave, sepse një takim mbresëlënëse do të organizohej në Tiranë. Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit nën moderimin e Monika Stafës, “Tetori i Librit” nuk mund të mbyllej më mirë se sa me një takim mes autorit Ahmet Prençi dhe gazetares së mirënjohur Monika Stafa. Ky takim, me temë “E drejta dhe letërsia”, u zhvillua në orën 17:00 ku duhet theksuar që ishte një bisedë që nuk duhej humbur!
Ta pranishëm në takim ishin të pranishëm poetë, shkrimtarë, botues, studiues, gazetarë, intelektualë e miq të shumtë. Vlen të përmendim disa si nga personalitete pjesmarrëse në këtë takim si; Besnik Mustafaj, Diana Çuli, Behar Gjoka, Arben Çejku, Sakip Cami, Bislim Ahmetaj, eksperti Ervin Karamuço, gazetari Marash Mirashi e të tjerë personalitete të fushave të ndryshme.  Edhe vet autori Ahmet Prençi nuk e fsheh dot emocionin e atij takimi të këndshëm që shkoi mësë miri, ku personalitete të letrave dhanë vlerësimet më të mira për z.Prenci jo vetëm si një njeri i jashtëzakonshëm, një shtetar, por theksuan që ai është i jashtëzakonshëm është si shkrimtar. Zoti Prençi në statusin e tij në FB ndan momente nga takimi të fiksuara në foto si dhe ka dhe falënderimet e rastit
Statusi i Ahmet Prençit në FB
Pata një takim mjaft të bukur dhe emocionues në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Në ambjentet e kësaj Qendre u organizua një diskutim i gjerë mbi librat e mi.
Fjalën e hapjes e mbajti Drejtoresha e Qendrës, znj. Alda Bardhyli, ndërsa takimi u moderua gjatë gjithë kohës nga gazetarja e mirënjohur e kulturës dhe e letërsisë, Monika Stafa.
Për romanet “Anja” dhe “Brenga e prokurorit” diskutuan, parashtruan analiza dhe dhanë vlerësime shkrimtarët e mirënjohur Besnik Mustafaj, Diana Çuli, Arben Çejku, Bislim Ahmetaj, poeti dhe gazetari Marash Mirashi, studiuesi i spikatur i letërsisë Behar Gjoka, Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço etj.
Ne takim ishin të pranishëm poetë, shkrimtarë, botues, studiues, gazetarë, intelektualë e miq të shumtë, të cilët i falënderoj me mirënjohje për pjesëmarrjen dhe vëmendjen e treguar.
Gjej rastin të falënderoj Drejtoreshën e Qendrës, Alda Bardhyli për ftesën, moderatoren e spikatur Monika Stafa, ligjëruesit e nderuar, shtëpinë botuese “MediaPrint” dhe botuesen fantastike Elda Vela.
Faleminderit me zemër!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular