BallinaAktualitetMërgata e Dyseldorfit, nderohen me titullin “Ambasador për Paqe” veprimtarë të shquar

Mërgata e Dyseldorfit, nderohen me titullin “Ambasador për Paqe” veprimtarë të shquar

Mërgata e Dyseldorfit gjithmonë ka qenë një nga më aktivitet në çështjen kombëtare, patriotike. Prej saj, për më shumë se një gjysmë shekulli kanë dalë personalitete, emra të nderuar që kanë qenë në ballë të gjithë veprimtarisë kombëtare, dhe kanë lënë gjurmë në kujtesën e bashkëkohësve të tyre. Nderimi e respekti për këta emra të nderuar ka qenë gjithmonë dhe sa herë që është dhënë rasti, në forma të ndryshme, ky nderim ka ardhur si një detyrim moral, si një “shpërblim” sado i vogël për përpjekjet, luftën e angazhimin e tyre të pakursyer. Së fundi, më 27 tetor, në kuadër të një veprimtarie letrare kushtuar Shenjtërores Nënë Terezë, e organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, është bërë nderimi i disa prej këtyre personaliteteve, nga Këshilli Kombëtar i Paqes në Tiranë që funksionon në kuadër të Federatës Universale të Paqes.

Janë vlerësuar me titullin “Ambasador për Paqe”:

Nazmi Nuha, Nazmi Nuha është nga veteranët e nderuar të mërgatës shqiptare të Dyseldorfit, themelues i klubit patriotik “Emin Duraku”, një veprimtar me kontribute të mëdha për mërgatën dhe çështjen kombëtare. Nazmiu, krahas punës e veprimtarisë së përditshme, paralelisht zhvilloi një aktivitet të dendur patriotik, si pjesë e Klubit, duke qenë përherë një faktor bashkimi, uniteti mes shqiptarëve. Gjatë Luftës së Kosovës e ndihmoi atë financiarisht e materialisht dhe është krenar për atë që ka bërë familjarisht në dobi të atdheut.

Bujar Neziri, themelues, lojtar, sponsor e presidenti i klubit të futbollit “FC Kosova Dyseldorf”, biznesmen dhe veprimtar i nderuar, mbështetës i pakursyer i çështjes kombëtare, kontributi më i madh i të cilit mbetet “FC Kosova” si një vatër patriotizmi, kulturore e sportive, shtëpia e dytë e shqiptarëve në Dyseldorf.

Shabi Rekaj, historian, veprimtar me kontribute vetjake e familjare për çështjen kombëtare që në fillim të viteve ‘70-të, aktivist i shquar i mërgatës, aktualisht sekretar i klubit të futbollit “FC Kosova Dyseldorf”.

Arif Haliti, mërgimtar i hershëm  politik, veprimtari shquar i çështjes kombëtare që prej viteve 80-të, ish-kryetar i LDK-së për Dyseldorf, biznesmen e mbështetës i çdo lloj nisme e veprimtarie për atdheun dhe kombin.

Gjithashtu u nderuan me këtë titull edhe prof. Dr. Isak Shema nga Kosova, poeti, gazetari e veprimtari i palodhur Martin Çuni, pishtari i shkollës shqipe në mërgatë e veprimtari i palodhur Hajredin Ibrahimi, kryetari i lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Gjermani,  Dibran Demaku, intelektuali, veprimtari e artisi  Driton Gashi.

Titulli Ambasador për Paqe u jepet atyre individëve jeta e të cilëve mishëron parimin e të jetuarit për hir të të tjerëve dhe promovon vlerat morale universale për një familje të fortë e të qëndrueshme. Ambasadorët e paqes i takojnë sferave të ndryshme, si politike, akademike, fetare, të artit, medias e shoqërisë civile. F. Slatina

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular