BallinaAktualitetZbulohet vendimi i Qeverisë: Shërbim ushtarak deri në 45 ditë në vit!...

Zbulohet vendimi i Qeverisë: Shërbim ushtarak deri në 45 ditë në vit! Pranohen dhe ato me dy shtetësi

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme (30 Tetor) një vendim për krijimin e Forcës Rezerviste, e cila nis nga viti i ardhshëm.

Në këtë projektligj të “Organizimit dhe Funksionimit të Forcës Rezervistëve në Republikën e Shqipërisë” që përmban 34 Nene, jepen edhe detajet se për çfarë do shërbejë krijimi, kriteret e rekrutimit dhe kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët.

Një proces që drejtohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe që përmban një listë me kushte dhe detaje.

Në vendimin e publikuar online thuhet se kriteret për ish-ushtarakët që do të përbëjnë Forcën Rezerviste janë që të mos ketë penalitet të mëparshëm, mosha si limit 50-60 vjeç sipas shkallës në tre pozicione-gradash, si dhe të mos kenë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë.

Ndërkohë në nenin 8 pika 1, parashikohet që “kohëzgjatja e shërbimit ushtarak rezervist është nga 14, deri në 45 ditë në vit”.

Kurse për nevoja të stërvitjeve ushtarake, që zgjasin më shumë se 14 deri 45 ditë në vit, ministri i Mbrojtjes urdhëron bashkimin e ditëve të stërvitjes të dy viteve, por jo më shumë se 45 ditë”.

Konkretisht theksohet në Nenin nr. 6 të projektligjit se ai duhet të jetë i moshës 50 vjeç për ushtar, deri 55 vjeç për nënoficer dhe deri 60 vjeç për oficer.

Kurse një tjetër moment është ai i Nenit 9, që flet për “lirimin nga shërbimi ushtarak rezervist”.

“Ushtaraku i shërbimit në rezervë lirohet nga ky shërbim në rastet kur: humbet shtetësinë shqiptare; dënohet me burgim me vendim të formës së prerë dhe nuk është vendosur pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi; si dhe ka kryer shkelje shumë të rënda disiplinore, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për disiplinën në Forcate Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Dy pika të tjera kur lirohet është kur deklarohet i paaftë ose ka fatkeqësi familjare.

Në nenin 10 përcaktohet se “kryerja e shërbimit ushtarak rezervist për shtetasit shqiptarë me dy shtetësi, pra që kanë një tjetër krahas asaj shqiptare, mund të kryejnë shërbimin ushtarak rezervist, sipas përcaktimeve të marrëveshjeve dypalëshe mes vendeve përkatëse”.

Kurse në Nenin nr. 11 shpjegohet se të drejtat e ushtarakut rezervist janë të njëjta me ato të atij të Forcave të Armatosura.

Dhe një nga më kryesoret, Neni 12, që mbron rezervistët nga humbja e vendeve të mëparshme të punës.

Shtetasi, i cili aktivizohet për kryerjen e shërbimit ushtarak rezervist, ka të drejtën e ruajtjes së vendit të punës kur ka marrë paraprakisht dakordësi me shkrim nga punëdhënësi ose titullari i institucionit për aktivizim në këtë shërbim. Kryerja e shërbimit ushtarak rezervist përbën shkak për pezullimin e nëpunësit civil nga shërbimi civil. Subjektet shtetërore dhe private janë të detyruara ta rikthejnë në vendin e mëparshëm të punës ose në një vend tjetër të barasvlershëm”, thuhet në projektligj.

Për më shumë mund ta ndiqni të plotë projektligjin në linkun https://kryeministria.al/newsroom/projektligje-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-30-tetor-2024/.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular