Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, u ka bërë thirrje nga Berati mbështetësve të partisë së tij dhe të opozitës që të bëhen gati për zgjedhje të parakohshme.
‘Në një shtet ku Parlamenti është i rremë, votimet janë të rreme, ekonomia është e rreme, vetëm hallet e qytetarëve janë reale. Nga Berati, me strukturat e Partisë Agrare Ambientaliste, po bëhemi gati për zgjedhjet e parakohshme, me një alternativë konkrete për problemet reale të qytetarëve, fermerëve, blegtorëve, agronomëve dhe veterinerëve të lënë në harresë. #paa #përgjegjësiaealternativës’