BallinaKryesoreUNMIK të shpërbëhet/SHBA, Britania e Japonia: Misioni në Kosovë, të rishikohet

UNMIK të shpërbëhet/SHBA, Britania e Japonia: Misioni në Kosovë, të rishikohet

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Japonia mbështetën propozimin për shpërbërjen e misionit të UNMIK në Kosovë, duke argumentuar se ka përmbushur mandatin e tij. Qëndrimi i shprehur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit u kundërshtua nga Kina, Rusia, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës Britania e Madhe dhe Japonia mbështetën në Këshillin e Sigurimit propozimin për shpërbërjen e UNMIK, misionit të organizatës së kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Përfaqësuesi i SHBA-së, në mbledhjen ku u diskutua raporti 6 mujor për misionin në Kosovë, theksoi se duhet pranuar që misioni i UNMIK-ut e ka përmbushur mandatin e tij shumë kohë më parë.

Ambasadori Robert Ëood theksoi se zhvillimi pozitiv i muajve të fundit tregon se është koha që OKB-ja të shqyrtojë një rol të përshtatshëm në Kosovë.

Koordinatori politik i misionit britanik në OKB, tha se Britania e Madhe e mbështet plotësisht Rezolutën 1244, por theksoi se është koha që të rishikohet mandati i misionit të UNMIK-ut.Ai theksoi se Kosova dhe institucionet e saj kanë treguar pjekuri në periudhën e kaluar dhe se situata në terren nuk mund të krahasohet me atë të vitit 1999, prandaj është e nevojshme të rishikohet mandati i UNMIK-ut dhe të përshtatet puna e tij e ardhshme me situatën.

Propozimi për rishqyrtimin e mandatit të UNMIK në Kosovë u mbështet nga Japonia, por u kundërshtua nga Kina, Rusia, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Zëvendës-ambasadorja e Francës në OKB tha se ata “presim që në takimin e ardhshëm mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit të diskutohet konkretisht për statutin e mundshëm”.Gjatë mbledhjes përfaqësuesit e SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës kërkuan që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë dhe përparim në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut mes Kosovës e Serbisë përfshirë atë për themelimin e Asociacionit. Përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit u përplasën me akuza të forta!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular