BallinaAktualitetAtentati me 3 të vrarë që tronditi Shqipërinë! Sali Berisha shpall protestën...

Atentati me 3 të vrarë që tronditi Shqipërinë! Sali Berisha shpall protestën e radhës: Do të zhvendosemi në Shkodër

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti sot një konferencë për mediat, nga ku foli për atentatin mafioz që tronditi ditën e djeshme qytetin e Shkodrës.

Në masakrën e Shkodrës mbetën të vrarë 3 persona: Hamza Lici, 23 vjeç, Arlind Bushati, 32 vjeç dhe Flutura Basha, 56 vjeçe.

I plagosur në gjendje të rëndë është edhe bashkëshorti i Flutura Bashës, Bashkim Basha.

Lidhur me ngjarjen e rëndë Berisha tha se opozita do të zhvendosë protestën e mosbindjes civile në qytetin e Shkodrës, ditën e shtunë ora 12:00, për t’u solidarizuar me qytetarët shkodranë.

Sali BerishaNdaj sot jam këtu për të shpreh solidaritetin tim më të thellë ndaj secilit qytetarët të Shkodrës ndaj  të cilëve Rama përdor krimin, mafien më agresive për t’i mposhtua ata, për t’i frikësuar, për t’ua bërë qytetin e tyre të pajtueshëm. Ne shenjë solidaritetin me qytetarët e Shkodrës ftojmë të gjithë opozitarët kudo që janë ditën e shtunë ora 12 në Shkodër, solidaritet për qytetarët e këtij vendi në këtë qytet të bekuar si dëshmi që s’do pranojmë kurrë që krimi të mposhtë Shkodrën dhe shkodranët.

Me këtë protestë me mosbindje civile ne i themi jo dhunës se mafies së Edi Ramës. Kjo mosbindje civile duhej të thirrej në Tiranë por dëshirojmë t’u shprehim nga afër të gjthë solidaritetin tonë qytetarëve të Shkodrës për të cilët Rama ka zgjedhur hanxharët e krimit me qëllimin që të mbledhi vota.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular