BallinaAktualitetArrestimi i Metës, Rama: Është subjekt i drejtësisë! Po nëse do ishit...

Arrestimi i Metës, Rama: Është subjekt i drejtësisë! Po nëse do ishit ju në vend të tij? Kryeministri: Po të kishte halla…

spot_img
spot_img

Kryeministri Rama thotë se nuk koment arrestimin e Ilir Metës, pasi sipas tij ai është subjekt i drejtësisë.

Kreu i qeverisë thotë se policia ka protokollet e vetë dhe ekzekuton vendimet e gjykatave.

“Është subjekt i drejtësisë nuk kam asnjë koment. Unë nuk drejtoj policinë e shtetit. Policia e Shtetit ka drejtues, ka protokolle ka operacione që i ndërton mbi bazë të këtyre protokolle. Unë nuk bëj komente mbi një subjekt të drejtësisë”, tha Rama, i cili komentoi edhe deklaratat e ish kryeministrit italian Matteo Renzi.

“Nuk e dëgjoj Mateo Renzin, e kam mik, por ai ka hallet e veta atje në Itali”, u shpreh Rama.

Pyetje: A është normale të tërhiqet zvarrë ish presidenti, ish kryeministri, ish kryetari i Parlamentit?

Rama: Nuk bëj asnjë koment, sepse nuk kam asnjë interes për këtë temë.

Pyetje: Nëse do ishit ju në vendin e Ilir Metës?

Rama: Nëse halla do të dispononte çfarë disponon xhaxhai do ishte xhaxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular