BallinaEkonomiÇështjet e humbura dhe kostot ligjore rrisin faturën e Arbitrazhit, dëmi arrin...

Çështjet e humbura dhe kostot ligjore rrisin faturën e Arbitrazhit, dëmi arrin në 181 mln euro

spot_img
spot_img

Deri në shtator 2024 nga Ministria e Financave llogaritet një detyrim prej 181 mln euro ndaj arbitrazheve ndërkombëtare.

Krahasuar me vjet detyrimi i skeduluar për arbitrazhet ndërkombëtare është shtuar rreth 5%. Detyrimet janë rritur nga humbja e çështjeve të reja dhe kostot e përfaqësimit ligjor të shtetit shqiptar në Arbitrazh.

Në projektbuxhetin e vitit 2025 jepen të detajuara vendimet për dëmshpërblim të gjykatës së Arbitrazhit, detyrimin faktik dhe kontingjent, dhe kostot e përfaqësimit ligjor të shtetit në Arbitrazh.

Për çështjen e humbur me kompaninë “Construzioni Dondi”, faturës totale të Arbitrazhit i është shtuar një detyrim me vlerë 13,4 mln euro për t’u paguar. Padia është depozituar në 2018 nga kompania italiane. Ndër vite kostot administrative të përfaqësimit dhe ligjore të shtetit shqiptar për këtë çështje arritën deri në 189 mijë euro sipas të dhënave të publikuara në projektbuxhetin 2024. Deri tani rezulton se janë shlyer 90% e tyre.

Në muajin gusht të këtij viti kompania gjermane “EMS Shipping & Trading GmbH” ndërpret gjyqin e Arbitrazhit për kontratën e koncesionit për përpunimin e anijeve të mallrave rifuxho në Terminalin Lindor të Portit të Durrësit.

Në padinë e depozituar prej saj në muajin Prill 2023, për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues të kontratës u kërkua 40 mln euro dëmshpërblim. Pavarësisht ndërprerjes së çështjes, shteti shqiptar është ngarkuar me kosto ligjore dhe administrative për t’u paguar me vlerë rreth 1,8 mln euro.

Ndërsa kostoja ligjore për përfaqësimin e shtetit në Arbitrazh, për kontratën koncesionere në portin e Durrësit me kompaninë “Durrës Kurum Shiping” nga 1,1 mln euro që ishte deri në shtator 2023, rezulton se ka mbetur pa shlyer edhe 200 mijë euro. Çështja u fitua në muajin gusht 2024 nga shteti shqiptar. Paditësit kërkonin dëmshpërblim me vlerë 100 mln euro në padinë e depozituar 4 vite më parë.

Rreth 60% të faturës totale të pashlyer të Arbitrazhit vijon të jetë për çështjen “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, të sipërmarrësit italian Françesko Beketi. Detyrimi me vlerë 108 mln euro për vendimin e “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”,  është më i larti ndër 5 çështjet e humbura në Arbitrazh nga shteti shqiptar. Ndërsa kostoja ligjore për t’u paguar për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë çështje është me vlerë 1,5 mln euro.

Më pas është fatura me vlerë rreth 42,4 mln euro për çështjen “Copri Actors” me kompaninë greke e cila fituar çështjen për konfliktin e ndërtimit të autostradës Tiranë-Elbasan.

Një faturë prej 12 mln euro, shteti shqiptar duhet të paguajë për çështjen e humbur me kompaninë “GBC Oil LTD”./Monitor

tabela-20
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular