BallinaAktualitet“Arlindi nuk rezulton i kartelizuar”, Shemsi Prençi për atentatin në Shkodër: Në...

“Arlindi nuk rezulton i kartelizuar”, Shemsi Prençi për atentatin në Shkodër: Në atë qytet ka gjithmonë hakmarrje

spot_img
spot_img

Hamza Lici 23-vjeç, Arlind Bushati 32 vjeç dhe Flutura Basha 56 vjeçe janë tre personat që u humbën jetën nga masakra që u rregjistrua ditën e mërkurë në Dobraç të Shkodër.

32-vjeçari është djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidat i PD për bashkinë e Shkodrës. Ai po udhëtonte në të njëjtën makinë me Licin.

I ftuar në një emision televiziv, ish-drejtori i policisë, Shemsi Prençi, u shpreh Bushati është fisi më i madh në Shkodër dhe pa asnjë lidhje me krimin. Ai theksoi se Bushatllinjtë janë fis intelektualësh dhe Arlind Bushati nuk është evidentuar i kartelizuar nga policia.

Sipas Prençit, në këtë qytet ka gjithmonë hakmarrje.

 “Bushati janë familja më e madhe në Shkdoër. Këtu është problemi më i madh, sepse krimi tani ka goditur dhe fisin më të madh që ka Shkodra. Pavarësisht se është me katër degë, Bushatllinjtë e Shkodrës, por ata mes vetes siç kanë vëllazëri, kanë dhe miqësi njëri me tjetrin. Brenda Bushatllinjve janë dhe të martuar, nipa dhe daja. Pra, lidhjet janë kaq të ngushta sa është e vështirë që të bësh evidentimin e të gjitha lidhjeve. Por ka një të veçantë. Bushatllinjtë asnjëherë nuk kanë qene të inkriminuar, janë fis intelektualësh, nënpunës shteti, nuk ka precedent penale për ndonjë të ri. Rezulton që Arlind Bushati nuk është një personazh i botës së krimit, nuk është evidentuar i kartelizuar nga policia.

Në Shkodër ka gjithmonë hakmarrje…”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular