BallinaPolitike“Zot më mbro nga miqtë, se nga armiqtë mbrohem vetë”- Shpallja ‘non...

“Zot më mbro nga miqtë, se nga armiqtë mbrohem vetë”- Shpallja ‘non grata’, Sali Berisha: Kjo më riktheu në skenën politike!

spot_img
spot_img

Sali Berisha ka folur sërish për shpalljen e  tij si non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-kryeministri u shpreh se shpallja non grata e bëri që të rikthehej në skenën politike.

Ndër të tjera Berisha u ndal te masa ndaj tij “arrest në shtëpi”, ku tha se “pasi dështuan me kontrollin e opozitës, zgjodhën arrestin tim pa asnjë provë dhe fakt”.

“Nuk ka rëndësi për mua paragjykimi, ka rëndësi që unë të mos tërhiqem kurrë nga një kauzë e drejtë. Nëse dy vjet më parë apo edhe 3 vite, në këtë tezë Berishën e besonin një grup i vogël njerëz, sot ky grup është më i madh. Unë pata rastin në jetë të kem  periudha më interesante në jetën e një njeriu, por kur unë u sanksionova për korrupsion, u thashë shqiptarëve dhe botës se ky është një vendim korruptiv.

Gazetari i Bild, i cili deklaroi se ekzistojnë dokumente që provojnë se McGonigal është i implikuar në dosjen Berisha. Ky ishte një grusht shteti kundër sovranitetit të një vendi anëtar të NATO. Të gjithë ne që kemi jetuar në diktaturë e dimë se sovraniteti i brendshëm i një vendi diktaturë nuk e ka populli, por e ka në duar diktatori.

Në Shqipëri u godit një njeri që nuk kishte funksione drejtuese në PD por ishte një avokat i qëndrueshëm i interesave të shqiptarëve. Më kthyen në skenën politike. Fakti që menduan ti jepnin vendit im një opozitë kukull, kjo bënte që Sali Berisha të mos pajtohej me këtë dhe i tha vetes 100 herë një thënie të vjetër “Zot më mbro nga miqtë, se nga armiqtë mbrohem vetë”. Pasi dështuan me kontrollin e opozitës zgjodhën arrestin tim pas asnjë provë.”, u shpreh Berisha në Top Story.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular