BallinaAktualitet"Pse duhet të trajtohet Meta ndryshe nga populli?!"/ Debat mes Sejaminit dhe...

“Pse duhet të trajtohet Meta ndryshe nga populli?!”/ Debat mes Sejaminit dhe Blushit për burgosjen e Metës

spot_img
spot_img

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një debat mes Tedi Blushit dhe Neritan Sejaminit për burgosjen e Ilir Metës, pa qenë ende nën akuzë. 

Sejamini tha se në Shqipëri ka për momentin 3300 persona në paraburgim dhe se kjo është një praktikë e zakonshme në vendin tonë, ndaj Meta nuk ka pse pretendon një trajtim të diferencuar. Ndërsa Blushi tha se izolimi i Metës ka ndodhur për shkak se është kreu i një prej dy partive kryesore të opozitës. 

Debati: 

Neritan Sejamini: Në Shqipëri ka një problem me paraburgimin, është një nga vendet që burgos njerëzit më shumë se çdo vend europian. Sot ka 3300 të paraburgosur, edhe për vepra fare të vogla. Shqipëria sot ka 30% më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian në paraburgim. E përdorin prokurorët këtë masë më shumë se në Europë. Një pjesë është se duan të tregojnë se po ecën drejtësia. Gjysma e atyre që janë gjyqtarë dhe prokurorë janë të sapodalë nga bankat e shkollës. Mungesa e përvojës, e çdo gjëje, mund ti çojë në masa ekstreme. Është një problem më i gjerë se zoti Meta. Edhe zoti Meta është i barabartë me atë padrejtësi që u bëhet qytetarëve shqiptarë. Janë 3300 të paraburgosur. Është 60% e të gjithë njerëzve në burg, janë në paraburgim. Pra masa sigurie, ata mund të dalin të pafajshëm. Ka një problem më të madh se zoti Meta.

Tedi Blushi: Me një diferencë të madhe, që zoti Meta është nga drejtuesit kryesorë të opozitës. Nuk është një qytetar i thjeshtë, por një nga drejtuesit e dy partive kryesore të opozitës.

Neritan Sejamini: Ku është në ligj kjo që drejtësia penale vepron ndryshe?

Tedi Blushi: Vetë presidenti ka bërë të ditur shkeljet e rënda që kanë shoqëruar këtë proces, arrestin, mënyrën e rrëmbimit. Ka qenë rrëmbim për aq kohë sa jeni në dijeni të faktit që vendodhja e presidentit Meta ka qenë e panjohur edhe për familjarët dhe Gardën e Republikës, që duhet të garantojë jetën e një personaliteti. Vendodhja ka qenë e panjohur për drejtorin e Policisë së Tiranës.

Neritan Sejamini: Po flasim parimisht. Zoti Meta duhet të ketë trajtim të veçantë para ligjit?

Alfred Lela: As të diferencuar jo. 

Tedi Blushi: Edhe në raportin ku më ftoni të jap përgjigje, zoti Meta përballë një qytetari por edhe si ish President dhe një nga dy drejtuesit kryesorë të opozitës, nuk ekziston asnjë krahasim që mund të mbivlerësoj rastin. Edhe si qytetar është shkelur ligji. Kjo i jep përgjigje pyetjes tuaj. Ky akt i montuar nga struktura kriminale SPAK është zhbërë para zgjedhjeve për ti garantuar edhe një mandat Edi Ramës në kurriz të shqiptarëve. Po të doni analizojmë edhe atë dosje, që asnjë student i vitit të parë të fakultetit juridik nuk do ti bënte.

Neritan Sejamini: Kur ti e ke diskutimin, udhëheqësi i opozitës, është politik dhe jo ligjor. Ky është problem për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe zoti Meta ka votuar dhe kontribuar për këtë reformë. Ka emëruar edhe gjyqtarë të kushtetueses. Ka qenë garant, na tha kjo reformë është e duhura. Kur kjo prek zotin Meta, fillon një sulm politik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular