BallinaAktualitet"Ç'do të bëhet me partinë se të ka ngelur vetëm ty mbi...

“Ç’do të bëhet me partinë se të ka ngelur vetëm ty mbi shpinë?!”/ Rakipi pyet Blushin për Metën dhe Partinë e Lirisë

spot_img
spot_img

Tedi Blushi ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për arrestimin e Ilir Metës me urdhër të SPAK. 

Ylli Rakipi e pyeti Blushin se ç’bëhet tani me partinë dhe si drejtohet, duke shtuar se disa njerëz që Meta i ka mbajtur me pushtet, tani fshihen dhe nuk dalin të flasin për të. 

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Ty të ka rënë përsipër tani e gjithë partia. Me Monikën jeni ndarë përfundimisht?

Tedi Blushi: Nuk besoj se ka interes kjo çështje.

Ylli Rakipi: Pra nuk është më Monika.

Tedi Blushi: Nuk ka interes publik.

Ylli Rakipi: Pra paska ikur Monika, ti i paske tani gjërat mbi shpinë. Me Ilir Metën a ke komunikuar? 

Tedi Blushi: Komunikoj në mënyrë permanente, të përditshme. Gjendja shëndetësore është shumë e mirë. Kemi të bëjmë me një rast shumë të rëndë, një drejtues kryesor i opozitës, ndodhet në arrest me burg pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi. Nëse ka një ngjarje më të rëndë se kjo për një opozitë, përfshirë edhe ndalimin politik të zotit Berisha, mjafton për të treguar panoramën. Nuk e kam takuar, nuk lejohet takimi. E kanë takuar vetëm familjarët.

Ylli Rakipi: Po me partinë ç’bëhet? Si drejtohet? Aty dalin disa vajza dhe flasin, por problemi duket i madh.

Tedi Blushi: Situata nuk është normale.

Ylli Rakipi: I rashë telefonit të Petrit Vasilit dhe nuk del. Këta që ka mbajtur fort Ilir Meta, janë shëndoshur intelektualisht dhe nuk dalin, nuk hapin as telefonin.

Tedi Blushi: Zoti Vasili është shumë aktiv, nuk e besoj.

Ylli Rakipi: Ndoshta nuk kam patur vëmendjen unë, por edhe të tjerët nuk dalin.

Tedi Blushi: Strukturat janë plotësisht në funksion. Janë në alert sepse situata nuk është një situatë normale, por është fakt që strukturat funksionojnë. Vetëm dje kemi patur mbledhje të kryesisë për të përcaktuar aksionin.

Ylli Rakipi: Se këto mbledhjet… Mbledhje bëj edhe unë këtu me Meksin e keta këtu..

Tedi Blushi: Janë mbledhje në funksion të përcaktimit të aksionit opozitar. Presidenti është ndaluar padrejtësisht dhe në mënyrë kriminale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular