BallinaPolitikeTakimi me shqiptarët e Selanikut, Rama: Rikthehem me kënaqësi në vendin ku...

Takimi me shqiptarët e Selanikut, Rama: Rikthehem me kënaqësi në vendin ku historia na ka lidhur me 1000 fije…

spot_img
spot_img

Kjo e diel do ta gjejë kryeminsitrin Edi Rama në Selanik, në takimin e radhës me shqiptarët e diasporës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku njofton takimin në orën 11:00 të datës 3 nëntor, Rama shkruan: “Pasnesër do të rikthehem me një kënaqësi krejt të posaçme tek shqiptarët e Greqisë, këtë herë në Selanik, ku historia na ka lidhur me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë, si dy popuj europianë që edhe për pak vite do jenë krah për krah në Bashkimin Europian”.

Turin e takimeve me diasporën, kreu i qeverisë e nisi në 12 maj në kryeqytetin grekë, në Athinë. Më pas, në 26 maj, ai u takua me dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Itali, në takimin që u mbajt në Milano.

Ndërsa një javë më parë, Rama u prit me flamuj kuqezi në New York, aty ku kërkoi votën e shqiptarëve që jetojnë në SHBA, për një mandat të katërt qeverisës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular