BallinaPolitike“Do të hapim një ‘korsi’ të re për pensionet”- Nga bonusi i...

“Do të hapim një ‘korsi’ të re për pensionet”- Nga bonusi i fundvitit, tek rritja e pagesave, Rama paralajmëron: S’duam të rëndojmë biznesin me goditje, por…

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të hapet një “korsi” e re për pensionet, teksa u shpreh se do fillohet me një qasje më “agresive” për t’u dhënë më shumë të moshuarve.

Kreu i qeverisë, në podkastin “Flasim”, theksoi se puna do të fillpjë nga bonusi i fundvitit, duke shtuar se ka një plan “për një rritje më domethënëse se sa ka qenë rritja nga indeksimi”.

“Kjo është gjëja që do të bëjmë, por të gjithë duhet të japim kontribut”, u shpreh Kryeministri, duke theksuar se “nuk është se shteti ka një arkë atje dhe s’kam problem hajde se i paguan shteti”.

Rama paralajmëroi bizneset që fshehin pagat reale të punonjësve teksa u shpreh se synimi nuk është goditja apo rëndimi i tyre.

Edi Rama: Nga 2013 deri më sot kemi nxjerrë nga e zeza  dhe kemi formalizuar 300 mijë dhe është shumë domethënëse por ka shumë për të bërë, dhe duam të shtyjmë fort këtë moment se kemi marrë vendimin që të hapin një korsi të re për pensionet, të fillojmë me një qasje më agresive për ti dhënë më shumë pensionistëve duke filluar nga bonusi i fundivitit, kemi një plan për një rritje më domethënëse se sa ka qenë rritja nga indeksimi.

Pavarësisht se pensionet janë shumë të vogla, krahasim me rritjen e përgjithshme ekonomike, por rritja ka qenë domethënëse edhe e pensioneve në raport me ku ishim, por është e papërfillshme në raport me çfarë ka ndodhur me të tjerëve, me pagat.

Kjo është gjëja që do të bëjmë, por të gjithë duhet të japim kontribut. Pensionet i merr sot në fund të muajit nga pagat e atyre që janë të punësuar në fund të muajit tjetër ua jep atyre që i marrin në shtëpi për pension.

Nuk është se shteti ka një arkë atje dhe s’kam problem hajde se i paguan shteti, por shteti nga i nxjerr pensionet. Besoj shumë që do të ecim sepse ka njëlloj sensibilizimi. Formalizimi i pagave, nëse do që t’i fshehësh pagat ke 1 mijë mënyra dhe nuk është e lehtë për administratën që të zbulojë. Por me atë që po bëjmë me fiskalizimin, me inteligjencën artificiale në fiskalizim do e kemi më të lehtë, Nuk duam të rëndojmë biznesin me kontrolle e goditje, ku nganjëherë më shumë sjell dëm. Nuk diskutohet që do ta bëjmë, por është proces që nuk mbaron.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular