BallinaKronike2 milionë euro për anti-dronë! Blindohen 6 institucione të vuajtjes së dënimit,...

2 milionë euro për anti-dronë! Blindohen 6 institucione të vuajtjes së dënimit, miratohet fondi

spot_img
spot_img

Jo më larg se 20 ditët e fundit janë konstatuar nga sistemi penitenciar dy herë cenimi i sigurisë nga mjetet fluturuese.Mbas shqetësimit të ngritur nga Klevis Qose, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, është vendosur që në gjashtë burgje të sigurisë së lartë të instalohen pajisje antidronë.

Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Drejtësisë që u shprehën për TCH, një fond prej gati 2 milionë euro që do të alokohet nga Ministria e Financave për te bërë të mundur instalimin e antidronëve në burgun e Peqinit, Burgun e Drenovës, Burgun e Burrelit, Burgun e Recit dhe Fushë- Krujë ku edhe mbahen si të burgosur shtetas nën  rregjimin e sigurisë së lartë, disa prej tyre edhe nën 41 biss

Në hartën e instalimit të antidronëve është përfshirë nga ekspertët e sistemit penitenciar edhe një paraburgim siç është 313 në Tiranë, ku mbahen eksponentë të krimit dhe ish funksionarë të dyshuar për korrupsion dhe që presin të dalin para drejtësisë për llogari të SPAK

Gjatë shtatorit u bllokuan në burgun e Burrelit dhe të Peqinit dy dronë, ngjarje që janë ende nën hetim nga prokuroria. Ndërkohë në tre raste, ekspertët e sigurisë në burgje  janë vendosur nën alarm për ngritje dronësh edhe në paraburgimin 313 në Tiranë, që më pas kanë rezultuar të pakonfirmuara. Aktualisht në burgje funksionon vetëm sistemi i bllokuesve të valëve, përmes të cilit tentohet të bllokohen telefonatat e fshehta nga aparatet e futur në burgje në mënyrë të paligjshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular