BallinaAktualitetDy orë në SPAK/ Deputeti i PD tregon për çfarë u mor...

Dy orë në SPAK/ Deputeti i PD tregon për çfarë u mor në pyetje: Po hetohet pasuria ime!

Deputeti i PD, Asllan Dogjani për rreth 2 orë ka qëndruar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është pyetur në lidhje me pasurinë.

Për gazetarët, ai u shpreh se SPAK po heton pasurinë e tij, pasi një kallëzimi që është bërë, nga një ndërtues që ai e quajti “zaptues”.

Unë jam tek SPAK për një denoncim që kam bërë që nuk kam pranuar të hesht në lidhje me grabitjen e pronës publike në Tiranë.

Është një pallat i ndërtuar në 2006 dhe ndërtuesi në vend të legalizonte pallatet, ka zaptuar një pronë dhe e ka legalizuar në mënyrë të paligjshme.

Ky zaptues na ka zaptuar edhe kopshtet publike dhe e përdor për parkim privat. Ne si banorë iu dorëzuam me kallëzim SPAK. Kemi bërë ankesa. Kjo tokë ka qenë tokë me pronar.

Meqe ne bëmë këto ankesa, iu drejtuam edhe Kadastrës. Kadastra vetë mori një vendim anuloi legalizimin.

Një tokë publike nuk mund të tjetërsohet. Unë kam komunikuar me ministrin e Brendshëm edhe me kryetarin e bashkisë, edhe me vetë Edi Ramën.

I kam kërkuar ndihmë, i kam thënë se janë marrë hapësira publike dhe janë bërë parkingje. Ka ardhur edhe vetë ministri Balla dhe ka thënë që do ta ndjekim.

Tani mora vesh që ky mashtruesi paska kushëri një deputet. Rama dhe Veliaj e organizojnë kurthin dhe i thonë këtij zaptuesit kallëzoni Asllanin për pasurinë. SPAK është duke hetuar për shtëpinë time, për të cilën kam 20 vjet që jetoj atje me familjen”, tha Dogjani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular