BallinaOP EDVOTA E LIRË-“VULOS” PRESIDENTIN E RI AMERIKAN/Nga Shefqet Meko

VOTA E LIRË-“VULOS” PRESIDENTIN E RI AMERIKAN/Nga Shefqet Meko

spot_img
spot_img

-E marta mbyll një sagë të pashoqe politike në historinë moderne të votës së lirë-

Duke qënë një çerekshekull banor i Amerikës, më pëlqen ta hedh votën në “ditën zyrtare”.Ndërkohë, 79.1 milionë bashkëqytetarë të mij tashmë kanë shprehur vullnetin e tyre politik e presin.

Më 5 Nëntor 2024 – “vula e thatë” e shumicës amerikane konfirmon fituesin.Unë, pavarësisht kush do jetë “qerazhiu” tek Shtëpia e Bardhë,besoj se Amerika ka sistemin më të sofistikuar të votës së lirë që e garanton Kushtetuta dhe një pafundësi ligjesh lokale. Nëse Amerika ka një “gjë” që mund t’i krenohet demokracive të tjera, është sistemi i sofistikuar i votimit. Këtu as nuk shitet as nuk blihet vota. Këtu “nuk humb punën” nëse nuk ke votuar në “linjë me shefin”.

Me votimet e 5 Nëntorit 2024, Amerika mbyll një nga dilemat më të mëdha të betejave politike presidenciale, duke shprehur vullnetin vetëm me votë të qartë. Besoj se të nesërmen e shpalljes së rezultateve, dy kandidatëT kryesorë do t’i shtrëngojnë dorën njëri tjetrit. Për herë të parë në “matematikën politike”:Një Plus Një Do bëjnë-NJË. Një do fitojë, Një duhet të urojë. Kjo është Amerika që kam njohur në këtë çerekshekulli dhe kështu dëshiroj të ndodhë.

Thuhet se kjo fushatë ka një “faturë” gati 16 Billion dollarë. Pra çdo gjë është kosto dhe lavdi. Edhe pse mediat të gjitha “bateritë” i kanë drejtuar tek DY Kandidatët Rivalë, në listë për Presidentë janë 9 të tillë, 7 prej të cilave nuk i sheh në asnjë ekran. Por kjo është historia amerikane: Pushteti përherë ka shkuar sa Majtas aq e Djathtas, por kurrë “diku gjetkë”.

Vota amerikane është e shenjtë. As blihet, as shitet. As vidhet, as sajohet. Vota është i vetmi “pushtet” i njeriut të lirë.Si e tillë ajo ka magjinë e përtëritijes çdo 4 vjet. Është pikërisht ky term pushtetmbajte, që po me votë bën “transfuzionin” politik. Ndaj, pavarësisht nga “sulmet politike” në fushata, Amerika mbetet Amerikë , sepse vetkorigjohet përmes votës së lirë dhe njeriut që punon.

Unë i besoj votës. Amerika do t’i demonstrojë Botës se vota është “shenjtëria” e lirisë, që është gjëja më e çmuar për çdo qytetar. Vota ime-vullneti im.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular