BallinaPolitike“Të bëjmë opozitë për të rrëzuar Ramën, jo me mbrojtur secili hallin...

“Të bëjmë opozitë për të rrëzuar Ramën, jo me mbrojtur secili hallin e vet”, Shehi: Të ofrojmë një profil shtetformues

spot_img
spot_img

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në studion e News24 i ka bërë thirrja opozitës që të rikthehet në jetën aktive parlamentare dhe të paraqesë një alternativë për qytetarët.

Gjatë debateve në studio, Shehi ka theksuar se opozita duhet të ofrojë një profil shtet formues dhe jo të dalë në mbrojtje të atyre që kanë halle personale.

“I bëj thirrje opozitës, a kemi ndonjë alternativë ne, a jemi të zotë të prodhojmë një profil shtetformues, një profil qeverisës për të ardhmen e shqiptarëve që të thonë ore na ka mërzitur ky Edi Rama, paska dhe ca të tjerë. Ky është funksioni i opozitës, jo me mbrojt ata që kanë hallin e vet”, eshte shprehur Shehi. Të ftuarit në studio, Dashnor Sula dhe gazetari Ardit Rada kanë debatuar për rastet kur është arritur konsensi mes palëve.

Replikat

Ardit Rada: Pse nuk thua ke dhënë konsensus dy herë për rritjen e rrogave dhe që PS të rrijë në pushtet.
Dashnor Sula: Le të rrijë PS në pushtet, po të rrisë rrogat, të rrisë pensionet. Pse çmimet janë dyfishuar. Kam 12 vjet që nuk kam gjë në dorë.
Ardit Rada: Nga opozita presim ne.
Dashnor Sula: Ore djalë e di si është kthyer parlamenti. Nuk pranojnë një pikë, një presje. Kemi bërë amendamente pa fund. Nuk pyesin o vlla.
Është prishur balanca, në drejtësi, politikë, parlament. Ka humbur arsyeja.
Nuk jemi marrë vetëm me veten. Ok, zoti Shehi është një njeri me vlerë, i ka marrë njëri parasysh ato që thotë. Ata janë në pikën që as nuk duan të dëgjojnë.
Dashamir Shehi: I bëj thirrje opozitës, a kemi ndonjë alternativë ne, a jemi të zotë të prodhojmë një profil shtet formues, një profil qeverisës për të ardhmen e shqiptarëve që të thonë ore na ka mërzitur ky Edi Rama, paska dhe ca të tjerë. Ky është funksioni i opozitës, jo me mbrojt ata që kanë hallin e vet. Prandaj i ftoj të vijnë në parlament dhe t’i vëmë një lloj kapaku kësaj historie. Nuk i pengon njeri as për të bërë demonstratë, as për protestë, as për mosbindje civile, që unë për të qenë i sinqertë nuk e shoh.
Hajde ta rikthejmë mënyrën për të bërë opozitë atje ku duhet të jetë me qëllimin për të rrëzuar Edi Ramën, jo njeri-tjetrin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular