Fitim Lalaj, i ati i Dritan Lalaj, 33-vjeçarit i cili u vetëvra në Gjermani, ka kërkuar ndihmë për të marrë trupin e djalit të tij, për ta varrosur atë në vendlindje.
Ndonëse u përpoq të ishte i qetë, i ati i 33-vjeçarit nuk arriti ti mbante lotët kur u pyet se sa fëmijë kishte. Ai tha se djali ishte i vetmi që kishte ndërsa prej 12 vitesh edhe bashkëshortja i kishte vdekur.
“Vetëm atë djalë kisha. Gruaja ka 12 vite që më ka vdekur. Këtë vetëm kisha. Dritanin kisha. Vetëm ai punonte në familje, se unë jam pa pension, pa përkrahje, s’kam zanat. Kam nja dy bagëti me ato merrem”,-tha Fitim Lalaj.
I mbetur vetëm në këtë jetë dhe pa përkrahjen e tij më të madhe, djalin e vetëm Dritanin, Fitim Lalaj shprehet se dëshira e tij më e madhe është të marr trupin e tij që ta varrosë.
“Për mua si të jetë shkruar. Unë kam hall të sjellë trupin e tij këtu. Kush mundet të më ndihmoj. unë dua vetëm ta varros atë këtu”,-tha ai.