BallinaPolitikeBerisha i bindet Ramës, kthehet me bisht ndër shalë në Parlament

Berisha i bindet Ramës, kthehet me bisht ndër shalë në Parlament

spot_img
spot_img

Kriza në të cilën e ka futur Sali Berisha PD-në më shumë se sa politike, është ekzistenciale. Me të, kjo parti do vijojë të “hajë barë”, duke mos ardhur asnjëherë në pushtet, pavarësisht konsumit dhe korrupsionit shumë të madh të qeverisë Rama, ndërsa pa të është e destinuar të vetasgjësohet si pasojë e babëzisë së madhe me të cilën palët e mbledhura rreth tij do të shqyejnë njëra-tjetrën.

Mjafton të shohësh aksionin e fundit të kësaj force, për të kuptuar se nuk kanë asnjë ide, nuk kanë asnjë vizion, asnjë projekt, asnjë alternativë se si do të vijnë në pushtet.

Nisen për revolucion, përfundojnë në Pazar.

Thonë që do të bëjmë politikë, fillojnë e bëjnë arithmetikë, se si do jenë vetë në vende të sigurta për deputetë.

Premtojnë se do të mbrojnë interesat e demokratëve, votojnë për të liruar të korruptuarit e pushtetit.

Venë në Strasburg për të marrë mbështetje, Strasburgu vjen në Tiranë dhe i zë me shpulla për pretendimet e tyre të marra.

Sulmojnë SPAK-un si organizatë kriminale, pastaj presin prej tij të hetojë korrupsionin qeveritar.

‘Luftojnë’ gjasme për mosbindje civile, por kur e shohin se nuk i nevojiten për asgjë Edi Ramës dhe pushtetit, përfundojnë në një turmë pa kokë, pa shresë, pa mbështetje, që jo vetëm që nuk ngjall interesin e njerëzve, por me aksionet e fundit, ka ngjallur edhe neverinë më të madhe të tyre.

Premtuan mosbindje civile, por sot, nëpërmjet kanakarit të ri të Berishës, Bardhit që i gazment të gjithë me veprimet dhe artikulimet e tij, janë zbythur dhe janë kthyer me bisht ndër shalë në Parlament.

Ku shkuan premtimet? Ku shkoi mosbindja civile? Po angazhimet për revolucion dhe për përmbysje apo për zotimet se nuk ka zgjedhje pa qeveri teknike?!

Ku t’i gjejë rrënjët e tua, Parti!? Më fal, Sali! Alfapres

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular