BallinaBotaDita e zgjedhjeve, ambasada e SHBA tregon hapat që do të ndiqen...

Dita e zgjedhjeve, ambasada e SHBA tregon hapat që do të ndiqen deri në betimin e presidentit të ri

spot_img
spot_img

Ambasada Amerikane në Tiranë, në një postim në rrjetet sociale, ka bërë një përmbledhje të asaj që pritet të ndodhë duke nisur që sot, 5 nëntor, ku amerikanë i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm.

“Sot është Dita e Zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, ku vërehet qartë sa seriozisht e marrin amerikanët detyrën e tyre qytetare. Dita e sotme nxjerr në pah gjallërinë e demokracisë sonë. Teksa shumica do të fokusohen te zgjedhjet presidenciale, sot, amerikanët po votojnë për udhëheqës dhe masa në të gjitha nivelet e qeverisjes, duke filluar nga Kongresi deri te zyrat shtetërore dhe vendore. Kjo është mënyra se si votuesit amerikanë thonë fjalën e tyre të drejtpërdrejtë për ligjet”, shkruhet në postim. Më tej sqarohet se në datën 11 nëntor kryhet certifikimi  i zgjedhjeve, pasi shtetet kanë zgjidhur edhe mosmarrëveshjet e fundit në lidhje me procesin.

Më tej, në 17 dhjetor, ligjvënësit e zgjedhur mblidhen bashkë për të votuar nëpërmjet votës elektorale për presidentin dhe zv.presidentin, në procese të ndryshme.

Ndërkohë më 6 janar Kongresi numëron votat, nëse asnjë kandidat nuk mbledh dot 270 vota, është Kongresi ai që vendos se cili do të jetë presidenti i ardhshëm. Ndërsa në lidhje me zv. presidentit, emri vendoset nga Senati nëse nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

20 janari është dita e betimit, ku presidenti i ardhshëm betohet dhe merr detyrën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular