BallinaKryesoreTë votosh në “Ditën e petullave amerikane”/Nga Shefqet Meko, Minneapolis SHBA

Të votosh në “Ditën e petullave amerikane”/Nga Shefqet Meko, Minneapolis SHBA

spot_img
spot_img

Shefqet Meko Minneapolis, 5 Nёntor 2024

Një befasi më 5 Nëntor 2024 në Minneapolis, SHBA- Pritjet përherë më kujtojnë “radhët e qumështit” të shekullit që shkoi, ndaj shkova vonë të votoja. Qetsi. Respekt.Vëmendje. Në çdo hap dikush të drejton dhe të jep një shpjegim. Përballë komisionit verifikohet, emri, addresa dhe në fund “firmos” që bie dakord të ndёshkohesh nga ligji nëse gënjen. Duke sjellë ditëvotimet e mia në dekada të habitshme, marr fletën e votimit që me duk si një “tezë provimi”. Bëra zgjedhjet e mia, pa njeri “mbi shpinë” dhe drejtohem tek kompjuteri që e përpiu fletën e votimit. Nëse diçka mund të ishte gabim, ai do ta “villte” pas duke të kërkuar të bëje korigjimet. Nuk më pëlqejnë posterat “Unë votova” dhe refuzova tё merrja njё tё tillё dhe mora rrugën drejt vendparkimit. Ndërsa vota ishte “gëlltitur” një mendje sikur më shkundi: Pse nuk votova për një kandidatë të tretë? Pse nuk votova për Partinë e Blertë apo…? Ishin edhe 7 të tjerë. Isha edhe unë i qorrolepsur nga zhurma me kokëdhimbje në media. Partitë e mëdha kanë fonde dhe dollarë, të tjerët nuk ndihen se duhen dollarë… Në cep dikush sapo kishte ngritur një tezgë ku po sistemonte ca donats ose petulla amerikane siç, i kam quajtur përherë. Ju qëndoj larg prodhimeve të tilla, sepse petullat më kujtojnë “urinë”shqiptarë të viteve 80-të kur isha i ri.Mbaj mend një moment që “do vdesë me mua”. Isha tmerrësisht i uritur. Kisha punuar në shtypshkronjë gjithë ditën dhe po shkoja tek gazeta “ZP” për të marrë fotot-klishe të gazetës. Kisha vetëm 20 lek në xhep. Isha aq i uritur saqë desha të kollofitja vitrinën me petulla dhe byrekë. Petullat ishin gjёja më e lire ato kohё. Unë desha të haja tri që të ngopesha, por nuk kisha një lek. Si mund të thoja “më jep tre” kur nuk kisha tamam të holla? Më dukej poshtërim të kërkoja diçka të tillë. Gërmova në xhepa mos gjeja ndonjë njëshkë, por nuk kisha. Vetëm 20 lek. “Më mirë të mbetem i gjysёmngopur se sa i turpëruar” thashë me vete dhe duke zgjatur 20 lekshin i thashë shitses “Dy petulla të lutem”. Ajo mbështolli dy petulla tё ngrohta, që po i përpija me sy dhe më hodhi 5 lekshin e kusurit. Duhet të më kthente 6 lek sipas llogarisë, sepse petullat kushtonin 7 lekё secila. Por prisja. “Tjetri” ngriti zërin shitjsa. Unë nuk lëviza. “Shok, lëviz. Është tjetri në radhë…” më tha ajo. Heshta. Pastaj i thashë “Ma kthe njëlekshin se po ta kisha në xhep do merrja 3 petulla. Është leku im…” Ajo u hakërrua: “Uaaa, gjirokastrit i pangopur” më tha duke ma vërtitur 1 lekshin para syve. E mora dhe ika duke shijuar petullat e buta me pakëz sheqer… “Nuk jam gjiroksatrit” i thashё nё ikje… -Donats, merr petulla, janë falur!- më shkëpputi nga kujtimet njeriu që sapo kishte veshur një bluzë të bardhë tek kryqёzimi i rrugёs. -Pse falas, për ne që votojmë?- e pyeta. -Jo, ështa dita kombëtare e petullave. Është festë pёr ne, merr sa të duash… Unë nuk dija se çfarë të zgjidhja. Petullat amerikane janë bërë të shumëllojshme. Me ngjyra, me krem, me zbukurime, me vrima nё mes, me forma të bukura, me çdo gjë. Për mua vetëm “petulla shqiptare” ka mbetur në mendje. Mora vetëm një dhe duke lënë një dollar si bakshish dhe ika. Petulla amerikane nuk kishte shijen e atyre petullave që kisha provuar në Shqipëri. “Dita Kombëtarë e Petullave. Provojeni janё falas”!- më ngacmoi zëri i njeriut që kishte ardhur pranë qëndrës së votimit për të kujtuar “Ditën Kombëtare të Petullave” në Amerikë qё daton qё nё vitet 1800 diçka. Ai mbante në gjoks shenjën “Unë votova” të cilën unë refuzova ta merrja.Mjeshtri i petullave mё tha se ka dy ditё tё petullave nё Amerikё,njё nё qershor, njё nё nёntor. Nuk e dija. Shpjegimi i tij mё qartёsoi. Befas një turmë të rinjsh po vinin për të votuar. Ata qeshnin. Nuk kishin uri për petulla si unë dikur në moshën e tyre. Po shkonin tek qëndra e votimit të shprehnin vullnetin e tyre. “Qofte tek daja”-bërtita instiktivish në shqip. -Si the?- më pyeti njeriu i petullave amerikane. -Një zhargon shqiptar, ju përgjigja. Shumë të mira petullat,- i thashë. -Merr sa të duash, më tha. Janë falas. Qesha dhe u përpoqa tja shpjegoja shprehjen “Qofte tek daja”. Ai u gajas. Pastaj i rrëfeva historinë time me “petulla shqiptare”. Ai nuk më kuptonte. Kishte të drejtë. Nuk kishte jetuar kurrë në Shqipëri. Vota e sotme në Amerikë, ishte në “Ditën e petullave”. Bota nuk e di. Amerika është e çuditshme. Çdo gjë e ka marketing dhe marketingu më i madh është “Vota për politikanët”. “Petulla falas. Petulla të lira” më gumëzhinte në vesh. “Qofte tek daja…” më përzihej një tjetër zë që më kujtoi premtimet joshëse të të majtëve amerikanë ndërsa në 25 vjet çdo gjë e kam ndërtuar me duart dhe mendjen time. “Nuk ka qofte tek daja”- desha të bërtisja, duke sjellë në mendje se republikanzimi amerikan është “shtyllë” e punës dhe suksesit, por “i marrë peng” nga një mjeshtër marketingu, ndërsa krahu tjetër premton “Petulla në ujë”. Unë votova dhe mora një “petull qyl” edhe pse nuk u pyeta se për kë votova. Për herë të parë kam votuar në “Ditën e Petullave Amerikane”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular