Ish-presidenti George W Bush, ka uruar Donald Trump për fitoren e tij në SHBA, ndërsa ka dhënë edhe një mesazh për kandidaten demokrate Kamala Harris dhe presidentin ende në detyrë, Joe Biden.
Në një deklaratë, George W Bush përgëzon Trump për zgjedhjen e tij si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe zëvendëspresidentin e sapozgjedhur, JD Vance.
“Unë e përgëzoj Presidentin Trump për zgjedhjen e tij si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe zëvendëspresidentin e sapozgjedhur JD Vance dhe familjet e tyre”, tha ai.
Po ashtu ai ka falënderuar Joe Biden dhe Kamala Harris për shërbimin e tyre ndaj vendit.
“Faleminderit për shërbimin e tyre ndaj vendit tonë”, tha ish-presidenti Bush.
Bush vuri në dukje se pjesëmarrja në zgjedhje ishte “një shenjë e shëndetit të republikës sonë dhe fuqisë së institucioneve tona demokratike”.
Ai tha se ai dhe gruaja e tij, Laura, bashkohen me bashkëqytetarët në lutjen për suksesin e udhëheqësve të rinj në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Bush qëndroi dukshëm i heshtur në garën e 2024-ës, ndërsa zëvendëspresidenti i tij, Dick Cheney dhe vajza, Barbara Bush, mbështetën Harrisin.