BallinaOP EDFitorja e Donald Trump ka nxjerrë në pozicion skiç të majtë dhe...

Fitorja e Donald Trump ka nxjerrë në pozicion skiç të majtë dhe të djathtë, liberalë dhe konservatorë, komunistë dhe diktatorë rrotull botës

Nga Erl Kodra
Të majtët thonë se Trump është fashist, por Trump është i vetmi që takoi komunistin e fundit Kim Raketa gjatë mandatit të parë.

Arabët e Amerikës votuan Trump me shpresën se ky do të bëjë zap Bibin, të cilin edhe mund ta bëjë, por edhe jo. Domethënë varet.

Irani e ka vërtet pisk, por kanë shpresa sa kohë që janë aleatët e Vladit.

Mbështetësit e Trump në Tiranë – që çuditërisht janë të shumtë nga të dy krahët – janë edhe mirë, por janë edhe keq. Një pjesë janë mirë se fitoi armiku i Soros, janë keq sepse Soros-it nuk do t’i hyjë gjëmb në këmbë. Për më tepër, nuk i dihet se si shkojnë punët e Trump me Binin tonë, që me thanë të drejtën ia ka ba rrup-sup Serbisë.

Donald Trump i ka të gjitha mundësitë të realizojë një ndër presidencat më spektakolare të Shekullit 21 – por gjithashtu ka marrë kaq shumë fuqi – sa mund të bëjë çfarë të dojë b*tha me Europën dhe … botën. Këtu më rrini, se Donald është vërtet i paparashikushëm.

Edi Rama ia dha Sazanin vajzës së Trump – por Ivanka duket se nuk është më vajza e preferuar e Presidentit. Edhe Grenell nuk dihet nëse do të jetë Sekretar Shteti i dekoruar nga Presidenti Vuçiç.

Shanset duken të mira për Ilir Metën që sonte kishte shkruar një super urim nga qelia për Don Presidentin.

Nga ana tjetër Xi Jinping do të mbarojë shpejt punë me Taivanin, Vladi me Ukrainën, Bibi me Palestinën, Khamenei me Izraelin, USA me Iranin, Kim Raketa me Korenë e Jugut, Ilir Meta të lirohet nga burgu, ndërsa Berisha të heqë non-gratën.

Boo, sa punë të mëdha e presin DonaldTrump!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular