BallinaBotaDonald Trump, presidenti i 47-të i SHBA-së! Fiton me avantazh të thellë,...

Donald Trump, presidenti i 47-të i SHBA-së! Fiton me avantazh të thellë, Harris pranon humbjen: Mos u dorëzoni, të përveshim mëngët

spot_img
spot_img

Me 294 vota elektorale, që sipas projeksioneve tashmë i ka të siguruara nga 270 që nevojiten për të marrë Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump është në rrugën e kthimit në presidentin e 47-të të SHBA-së, dhe në të parin kryetar të shtetit amerikan në 100 vjet që merr një mandat të dytë presidencial jo të njëpasnjëshëm.

Republikani rrëmbeu fitoren në shtetin e lëkundur të Pensilvanisë, çmimi më i madh nga të gjithë shtetet e lëkundura me numrin më të madh të votave elektorale mes tyre, 19. Përpara kësaj, Trump kishte siguruar edhe votat e dy shteteve të tjera të pavendosura, Karolinës së Veriut e Georgias, duke ia ngushtuar qe aty kundërshtares Kamala Harris rrugën drejt Presidencës…

Marrja e Shtëpisë së Bardhë do të jetë një rikthim i jashtëzakonshëm për Trump pas disfatës përballë Joe Bidenit në zgjedhjet e 2020-tës. Turma e mbështetësve të tij u elektrizua kur Fox News projektoi fitoren e Donald Trumpit në këtë garë tejet të ngushtë presidenciale, të cilësuar si historike.

Ata shpërthyen në brohorima, teksa kampin demokrat e mbuloi heshtja, ku u mësua se Harris, ka preferuar për momentin të mos flasë, ndërsa simpatizantë të saj që prisnin fitoren e saj në Universitetin Howard ku Harris u diplomua në 1986, janë përqafuar me njëri-tjetrin pa zë, duke nënkuptuar se po përgatiten për humbjen. Nga një foltore në West Palm Beach, Trump shpalli fitoren e u zotua të sjellë “një epokë të artë” për Amerikën.

Kjo ishte një lëvizje siç nuk ishte parë kurrë përpara, dhe që të jemi të sinqertë, besoj se është lëvizja më e madhe politike e të gjitha kohërave. Në këtë vend, e ndoshta dhe përtej tij, nuk ka pasur asnjëherë diçka të tillë. Dhe tani, ajo do të mbërrijë një nivel të ri rëndësie, sepse ne do ta ndihmojmë vendin tonë. Sepse kemi një vend që ka dëshpërimisht nevojë për ndihmë. Kishte një arsye përse ne shkruam historinë këtë natë, dhe arsyeja është të kapërcejmë pengesat që askush nuk mendonte se mund të kapërcehen“, u shpreh Trump.

Dua të falenderoj çdo amerikan që më zgjodhët presidentin tuaj të 47-të dhe presidentin tuaj të 45-të, dhe “i them çdo qytetari se do të luftoj për ju, për familjet tuaja dhe për të ardhmen tuaj”, shtoi ai. Duket se politika e jashtme nuk ishte shumë më vëmendjen e zgjedhësve amerikanë në këto zgjedhje presidenciale, dhe nëse projeksionet do të rezultojnë të sakta, ajo që fitoi ishte ekonomia, dhe shkurtimi drastik i taksave, sikurse ishte një premtimet kryesore të fushatës së republikanit.

“Për të gjithë ata që po na ndjekin, mos u dëshpëroni. Kjo nuk është një kohë që të ngremë duart lartë, është një kohë të përveshim mëngët. Është një kohë që të luftojmë për të ardhmen që të gjithë ne e dimë që do të ndërtojmë së bashku. Unë kam parë njerëzit në situata më të këqija në jetën e tyre dhe përsëri gjenin forcën e kurajën për të luftuar për drejtësinë, për të luftuar për veten e tyre dhe për të luftuar për të tjerët. Le të jetë vendosmëria e tyre inspirimi ynë. Na lini të shohim dritën e natës së shumë yjeve, dritën e të vërtetës dhe shërbimit. Zoti ju bekoftë! Zoti bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, u shpreh Harris.

“Unë kurrë nuk do dorëzohem për amerikanët që luftojnë për ëndrrat e tyre, ku gratë amerikane nuk do të kenë frikë të zgjedhin çfarë të bëjnë me trupin e tyre dhe jo qeveria të vendosë për to. Ne e pranojmë rezultatin. Kjo na dallon ne nga të tjerët. Nuk do të dorëzohemi kurrë së luftuari për demokracinë tonë. Nuk do heqim kurrë dorë për drejtësi të barabartë dhe idenë e shenjtë se çdo njeri prej nesh, janë disa të drejta thelbësore që duhet të respektohen.

Zv.presidentja Kamala Harris ka folur për herë të parë pasi pranoi humbjen përballë presidentit të ardhshëm Donald Trump, i cili fitoi me një rezultat të thellë votash.

“E kam zemrën të mbushur plot. Jam shumë krenare për fushatën që zhvilluam. Synimi ishte të ngrinim një komunitet nga çdo fushë e jetës për të ardhmen e Amerikës. E bëmë duke e ditur se kemi shumë të përbashkëta se sa pika që na ndajnë. Duhet të pranojmë rezultatet. Më herët sot fola me Trump dhe e urova për fitoren. I thash që do ta ndihmojmë gjatë tranzicionit dhe kalimit të pushtetit. Një parim themelor i demokracisë është se ne e pranojmë humbjen në zgjedhje“, tha Harris.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular