BallinaEkonomiRrugët me pagesë, gati shoqëria që do ofrojë shërbimin - Ngrihet Enti...

Rrugët me pagesë, gati shoqëria që do ofrojë shërbimin – Ngrihet Enti Kombëtar i Operimit Rrugor

spot_img
spot_img

Teksa për disa rrugë të reja parashikohet aplikimi i pagesës për kalimin, qeveria ka ngritur Entin Kombëtar të Operimit Rrugor, që do të ofrojë shërbimin. Vendimi i miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë parashikon krijimin e shoqërisë, teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përfaqëson shtetin si pronar të 100 % të aksioneve.

Sipas vendimit, EKORR ka si objekt të veprimtarisë jo vetëm operimin e rrugëve me pagesë, por edhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së operimit, siç janë vendet e pagesës, prodhimin dhe shpërndarjen e biletave të pajtimit mujor (aboneve) për përdoruesit e rrugëve me pagesë, arkëtimin e tarifës, etj.

Po ashtu, kjo shoqëri do të ketë si objekt të punës edhe monitorimin dhe koordinimin e shërbimit të operimit në rrugët me pagesë, operimi i të cilave kryhet nga shoqëritë koncesionare përkatëse. Kjo, përveç rasteve kur është parashikuar ndryshe në kontratat përkatëse të koncesionit.

Sipas vendimit, për rrugët me pagesë, të cilat nuk janë në kontrata koncesioni dhe mirëmbahen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, EKORR do të lidhë marrëveshje të veçantë me Autoritetin Rrugor Shqiptar për kryerjen e veprimtarive.

Në marrëveshjen e veçantë, ndër të tjera, parashikohen dispozita për arkëtimin e tarifës dhe të ardhurave të tjera nga operimi i rrugës, si dhe për tarifën që EKORR, përfiton për kryerjen e veprimtarive përkatëse. Kapitali fillestar i shoqërisë do të jetë 50 mln lekë, ndërsa më pas aktiviteti i saj do të financohet nga të ardhurat e veta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular