BallinaAktualitetKuvendi sot në seancë plenare, Opozita i rikthehet normalitetit në Kuvend. Çfarë...

Kuvendi sot në seancë plenare, Opozita i rikthehet normalitetit në Kuvend. Çfarë pritet të diskutohet?

Kuvendi zhvillon sot seancë plenare, ku në rend të ditës është shqyrtimi i projektligjit “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023”.

Kuvendi gjithashtu do të diskutojë edhe projekvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.

Gjithashtu, Kuvendi do të shqyrtojë edhe projekvendimin “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit” i ndryshuar.

RIKTHIMI I OPOZITËS NË KUVEND

Dy ditë më parë opozita paralajmëroi se do të jetë në Kuvend për të mbrojtur interesat e qytetarëve që lidhen me politikat financiare të qeverisë të parashikuara në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

“Të ikësh nga parlamenti do të thotë ndërprerje e mosbindjes civile dhe nga përballja me qeverinë”, deklaroi të martën kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pas përfundimit të mbledhjes së deputetëve demokratë. 

Bardhi ka bërë me dije se do të marrin pjesë në seancën plenare ku do të diskutohet buxheti 2025. Sipas tij, kjo nuk do të thotë rikthim në një marrëdhënie të plotë normale me Kuvendin, por se opozita do të jetë përballë mazhorancës për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe pensionistëve.

“Ky është buxheti i fundit i kësaj qeverie të korruptuar kërkon angazhimin e deputetëve të opozitës. Për të shndërruar nga borxhi i oligarkëve në buxhetin e qytetarëve. Këtë rol mund ta luajnë vetëm deputetët e opozitës. Sepse deputetët e mazhorancës siç e kanë shfaqur këto 12 vite janë si kartonë për t’i shërbyer interesit të Edi Ramës pa pasur në vëmendje fermerët, pensionistët, bizneset. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do jetë i angazhuar në një përballje intensive me mazhoracën gjatë gjithë procesit të diskutimit të projektbuxhetit 2025. Opozita do të jetë aty për mbrojtjen e interesit të qytetarëve dhe pensionistëve.”, tha Bardhi.

Kreu i grupit të PD-së u pyet nga gazetarët se për çfarë arsye u mor ky vendim, kur është e njëjta situatë si vitin e kaluar. Bardhi tha se në rastin konkret aksioni i opozitës për zgjedhje të lira dhe aksioni i mosbindjes civile do të vazhdojë, por gjithashtu deputetët do të përmbushin edhe përgjegjësitë si përfaqësues të qytetarëve.

“Vitin e kaluar sic ju jeni dëshmitarë ne kishim shpallur vendimmarrje që nuk do ketë normalitet  pa u plotësuar kushtet që ne kishim shpallur. Në rastin konkret aksioni i opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe aksioni i mosbindjes civile do të vazhdojë. Por shtuar kësaj deputetët do të përmbushin përgjegjësitë e tyre si përfaqësues të qytetarëve. Prandaj dhe qëndrimi publik ne në raport me Kuvendin do të vendosim rast pas rasti. Kush ka menduar që opozita do të lërë terren Edi Ramës që të kalojë buxhetin e oligarkëve dhe jo të qytetarëve e ka gabim. Ne do jemi aty për të mbrojtur qytetarët”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular