BallinaSocialeDëmtimi i shëndetit mendor tek adoleshentët, ky shtet planifikon ndalimin e përdorimit...

Dëmtimi i shëndetit mendor tek adoleshentët, ky shtet planifikon ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga fëmijët nën moshën 16 vjeç!

spot_img
spot_img

Qeveria e Australisë se do të prezantojë legjislacionin “lider në botë” për të ndaluar fëmijët nën 16 vjeç të përdorin mediat sociale.

Kryeministri Anthony Albanese tha se ligjet e propozuara, që do të paraqiten në parlament javën e ardhshme, kishin për qëllim zbutjen e dëmit që media sociale po u shkaktonte fëmijëve australianë.

“Kjo është për nënat dhe baballarët… Ata, si unë, janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve tanë në internet”, tha ai.

Ndërsa shumë nga detajet janë ende për t’u debatuar, qeveria tha se ndalimi nuk do të zbatohet për të rinjtë që përdorin tashmë mediat sociale.

Nuk do të ketë përjashtime në kufirin e moshës për fëmijët që kanë pëlqimin e prindërve. Qeveria thotë se barra do të jetë mbi platformat e mediave sociale për të treguar se po marrin hapa të arsyeshëm për të parandaluar aksesin.

Albanese deklaroi se nuk do të ketë ndëshkime për përdoruesit dhe se do të jetë në dorën e rregullatorit online të Australisë, Komisionerit eSafety, të zbatojë ligjet.

Legjislacioni do të hyjë në fuqi 12 muaj pasi të kalojë dhe do t’i nënshtrohet një rishikimi pasi të jetë në fuqi.

Ndërsa shumica e ekspertëve pajtohen se platformat e mediave sociale mund të dëmtojnë shëndetin mendor të adoleshentëve, shumë janë të ndarë mbi efikasitetin.

Disa ekspertë argumentojnë se ndalimet vetëm vonojnë ekspozimin e të rinjve ndaj aplikacioneve si TikTok, Instagram dhe Facebook, në vend që t’u mësojnë atyre se si të lundrojnë në hapësira komplekse në internet.

Përpjekjet e mëparshme për të kufizuar aksesin, përfshirë edhe nga Bashkimi Evropian, kanë dështuar kryesisht ose janë përballur me reagime të kundërta nga kompanitë e teknologjisë.

Dhe ngrihen pikëpyetje se si do të funksiononte zbatimi, duke pasur parasysh se ka mjete që mund të anashkalojnë kërkesat e verifikimit të moshës.

Një nga grupet më të mëdha të avokimit të Australisë për të drejtat e fëmijëve e ka kritikuar ndalimin e propozuar si “një instrument shumë të hapur”.

Në një letër të hapur dërguar qeverisë në tetor, të nënshkruar nga mbi 100 akademikë dhe 20 organizata të shoqërisë civile, Taskforca Australiane për të Drejtat e Fëmijëve i bëri thirrje Albanese që në vend të kësaj të shikojë vendosjen e “standardeve të sigurisë” në platformat e mediave sociale.

Por aktivistë të tjerë kanë lobuar në qeverinë e Australisë për ligjet, duke thënë se ndalimet janë të nevojshme për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtja e dëmshme, keqinformimi, ngacmimi dhe presionet e tjera sociale.

Një peticion nga iniciativa 36Months, e cila ka mbi 125,000 nënshkrime, argumenton se fëmijët “nuk janë ende gati të lundrojnë në mënyrë të sigurt në rrjetet sociale në internet” deri në të paktën 16 vjeç.

I pyetur nëse duhet të ketë përpjekje më të gjera për të edukuar fëmijët për rreziqet e të qenit në internet, Albanese deklaroi: “Unë nuk e di për ju, por mua më shfaqen në rrjetet e mia sociale gjëra që nuk dua t’i shoh. Le më një 14-vjeçar të cenueshëm,” u tha ai gazetarëve të enjten.

“Këto kompani të teknologjisë janë tepër të fuqishme. Këto aplikacione kanë algoritme që i shtyjnë njerëzit drejt një sjelljeje të caktuar.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular