Kreu i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, deklaroi se “teatri i shëmtuar” që luhet herë në parlament e herë jashtë tij nuk mund të fshehë ankthin që ka kapluar të ashtuquajturin “Trekëndëshi i Bermudës” për shkak të abuzimeve me pronat, taksat dhe besimin e qytetarëve shqiptarë.
Në një postim në Facebook, Basha thekson se kambanat po bien për Edi Ramën, që sipas tij, përfaqëson majën e një pushteti të korruptuar dhe të lidhur me krimin, që i shërben një pakice dhe jo interesave të qytetarëve.
Postimi i plotë i Bashës:
Teatri i shëmtuar që bëhet herë në parlament e herë jashtë tij, nuk fsheh dot ankthin që ka kapur Trekëndëshin e Bermundës nga çfarë e pret, për shkak të abuzimeve me pronat, taksat dhe besimin e shqiptarëve. Tani kambanat bien për Edi Ramën, si maja e një pushteti të korruptuar dhe të lidhur me krimin, që i shërben një pakice dhe jo qytetarëve.