BallinaPolitikeSpartak Ngjela: Berisha "non grata" u shpall nga Administrata e Trump, asnjë...

Spartak Ngjela: Berisha “non grata” u shpall nga Administrata e Trump, asnjë shans që t’i hiqet

spot_img
spot_img

Spartak Ngjela u shpreh se nuk ka asnjë mundësi që Donald Trump t’ia heqë “non-grata” ish-kryeministrit Sali Berisha, sepse historia e goditjes nisi kur ai ishte president në 2016-ën dhe sipas avokatit nuk kthehen vendimet e tij.

Ajo që duhet të bëjë Berisha, tha Ngjela, është të vërtetojë të kundërtën e akuzave që rëndojnë ndaj tij. – “Nuk mund të ketë tërheqje nga Reforma në Drejtësi sepse ajo është doktrinë. Ky hyrë në Parlament edhe është e njohur.

Amerikanët e duan domosdoshmërish pushtetin gjyqësor të pavarur në Shqipëri. Duan që drejtësia në Shqipëri të jetë në nivel të lartë.

Zakonisht politikat nuk ndryshojnë në Amerikë sepse janë precedente. Edhe në aspektin e Berishës nuk do të ndodhë gjë.

Motivi i Berishës për shpalljen non-grata është për korrupsion dhe për veprimtari antiamerikane. Ndaj është shumë e vështirë. Duhet të provojë të kundërtën ai që ta heqë non-gratën.

Berisha “non-grata” ka dalë në kohën e Trump-it. Nuk e ka nxjerrë Biden. Kështu që nuk i kthen Trump-i vendimet e tij. Kjo është pamundësi absolute”, tha Ngjela në Dritare TV mbi situatën e fundit politike pas zgjedhjes së Trump.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular