Nga Halil Teodori
Historia ka treguar se disa individë lindin të veçantë, ata kanë aftësi që të bëjnë të mundur ndryshimin e historisë. I tillë është edhe Donald J. Trump, një udhëheqës i madh me influencë të jashtëzakonshme popullore në SH. B. A.
Mirënjohje të gjithë shqiptarve që e shprehën me votë fitoren e Presidentit Trump.
SHBA-të, kanë qenë, janë dhe do të jenë qendra e botës, por në këto orë ato janë ritmi i zemrës, tempi i jetës, ëndërruesja për ardhmërinë që dëshirojmë të gjithë. Amerika dhe amerikanët presin që të nënshkruajnë një nga aktet më civile, më emancipuese dhe më dinjitoze në të tashmen e historisë së sonë. Ai u zgjedh me votë të lirë, me vullnet të lirë, me dëshirim për të besuar në realizimin e çdo ëndrre, do t’i besojë fatin e një kombi, fatin e paqes dhe demokracisë në botë, një burri, të lartë, të pashoq, që ka qenë dhe është shembulli më i përsosur.
Bashkëatdhetar, arbër, dardan, shqiptar, ju që me flamurin kuqezi në gji kapërcyet Atlantikun dhe gjetët në Amerikë një ëndërr, që bëri realitet aspirata të larta, gjetët në këtë vend një fat që u rishkrua prej çdo dëshirimi tuaj, për ju për fëmijët tuaj dhe për fëmijët e fëmijëve tanë.
Ju që krenoheni me traditat, besën, virtytin, mirënjohjen, ishte momenti për ta treguar me vepër, me votë se jeni po ato, po ata që madhështoheni prej krenarisë nacionale, sakrifikoheni për idealet e larta të shqiptarizmës, po ato që besoni në vlera sublime, në ideale qytetarie.
Në ditën e zgjedhjeve elektorale për Presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju natyrisht votuat për Trump, sepse keni vendosur me vetëdije të kthjellët dhe me vullnet të lirë për një alternativë që ju mbron dhe ju përfaqëson.
Vota juaj ishte e deklaruar për presidentin Trump që përfaqëson vlerat e larta, dhe aspiratën e sublimes, për këtë simbol ngulmëtar, që do t’i sjell Amerikës dhe njerëzimit një model përfaqësimi, një imazh qytetarie, një mundësi për të besuar në ëndrrën amerikane.
Sot, Amerika, bota, si rrallë herë po përgatitet të udhëhiqet nga një president me një bekgraund të shkëlqyer, një intelektual dhe një politikan karriere, i sinqertë, i ndershme dhe dashamirës.
Ëndrra e tij është ta bëjmë amerikën great again.
Presidentit Trump, ju desh të bënte shumë në këtë fushatë te cilen deri në fund e përballoi me sukses, dhe të gjitha këto i bëri në emër të idealeve të tij, për të bërë më të mirën për amerikanët.
Zot, bekoje këtë ditë, bekoji këto vullnete të mira, jepi vlerën që mishëron Amerika votës, demokracisë, lirisë, sovranitet.
God Bless America.
God Bless President Trump.