BallinaBota“Kam folur me 70 liderë botërorë, ndërsa me Putin…”- Trump zbardh telefonatat...

“Kam folur me 70 liderë botërorë, ndërsa me Putin…”- Trump zbardh telefonatat me Harris dhe Biden. Me Presidentin ramë dakord të hamë drekë së bashku

spot_img
spot_img

Donald Trump, në një intervistë për NBC News, tha se një nga prioritetet e tij të para pas marrjes së detyrës në janar do të jetë ta bëjë kufirin amerikan më të fortë.

Kur u pyet në lidhje me premtimin e tij gjatë fushatës për dëbime masive, Trump tha se administrata e tij nuk ka zgjidhje tjetër veçse ta zbatojë.

“Natyrisht ne duhet ta bëjmë kufirin të fortë. Në të njëjtën kohë, ne duam që njerëzit të vijnë në vendin tonë”, tha ai. “Dhe ju e dini, unë nuk jam nga ata që thonë: ‘Jo, nuk mund të vish’. Ne duam që njerëzit të vijnë”.

Trump u zotua në fushtatë vazhdimisht se do të kryente “përpjekjen më të madhe të dëbimit në historinë amerikane”. I pyetur për koston e planit të tij, ai tha: “Nuk është çështje çmimi. Në të vërtetë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Kur njerëzit kanë vrarë dhe vrarë, kur bosët e drogës kanë shkatërruar vende, do të kthehen sepse nuk do të qëndrojnë këtu.”

Është e paqartë se sa emigrantë pa dokumente ka në SHBA, por drejtori në detyrë i ICE Patrick J. Lechleitner i tha për NBC News në korrik se një përpjekje për dëbim masiv do të ishte një sfidë e madhe logjistike dhe financiare.

Dy ish-zyrtarë të administratës Trump të përfshirë në imigracionin gjatë mandatit të tij të parë deklaruan se përpjekja do të kërkonte bashkëpunim midis një numri agjencish federale, duke përfshirë Departamentin e Drejtësisë dhe Pentagonin.

Trump foli gjithashtu për telefonatat e tij me Harris dhe Presidentin Joe Biden që nga zgjedhjet.

“Telefonata shumë të mira, shumë respektuese nga të dyja anët”, tha Trump, duke përshkruar bisedat, teksa shtoi se Harris “foli për tranzicionin” dhe ajo tha i se “do të dëshironte që ai të ishte sa më i qetë, gjë me të cilin bie dakord, natyrisht.”

Biden, duke iu drejtuar kombit nga Shtëpia e Bardhë të enjten në mëngjes, u bëri thirrje votuesve që të pranojnë zgjedhjen që bëri vendi për rikthmin e Trump.

Trump tha gjithashtu se ai dhe Biden në telefon ranë dakord të hanin drekë së bashku “shumë shpejt”.

Ai shtoi gjithashtu se ka folur me “ndoshta” me 70 liderë botërorë që nga mëngjesi i së mërkurës, duke përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, të cilin presidenti i zgjedhur e përshkroi si “një bisedë shumë të mirë”.

Trump tregoi se foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, por nuk zbuloi detaje rreth asaj bisede.

Ai shtoi se nuk kishte komunikuar ende me presidentin rus Vladimir Putin, por theksoi “Unë mendoj se do të flasim”.

Gjatë fushatës, Trump premtoi t’i jepte fund luftës së Rusisë me Ukrainën nëse zgjidhej, duke thënë në shtator se do të negocionte një marrëveshje “që është e mirë për të dyja palët”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular