BallinaAktualitetPD marrëveshje me PS? Si e dinte që do të hynte në...

PD marrëveshje me PS? Si e dinte që do të hynte në Parlament për buxhetin?”/ Koka përplaset me gazetarin: Opozita del e humbur

spot_img
spot_img

Pjesë e diskutimit ishte dhe moderatorja Grida Duma dhe Drejtori i Informacionit së Top Channel, Robert Rakipllari.

Minga: Çfarë do arrinte me mosbindjen civile? Strategjia e PD deri tani ishte e gabuar, tani po merr të duhurën. Vajtja në parlament dhe përgatitja për zgjedhje.

Grida Duma: Ke një përgjigje se si e dinte PD që do të hynte në Parlament për buxhetin, para se Gjykata Administrative të merrte vendimin?

Minga: Mendoj që ka një marrëveshje mes dy palëve. Mosbindja ishte lëvizje qesharake.

Grida Duma: A është më qesharake që një gjë qesharake ta lësh ashtu kur ke mobilizuar ata persona dhe papritur futesh në parlament?

Minga: Në politikë ka rëndësi hapi i radhës. Në rast se PD do vazhdonte me mosbindje do bëhej akoma më qesharake, me këtë veprim sot po futet në shinat e sistemit ku është vetë pjesë 50% e PS. Militantët do ta harrojnë shpejt këtë. Pse e shikoni si dramë vajtjen në parlament, nuk ka rrugë tjetër. Nuk është Pazar.

Koka: Ndërkohë që t’i i fton militantët të protestojnë kundër kundërshtarit tat, perceptimi se mund të kesh bërë marrëveshje banale kjo e dëmton. PD vetëm humb nëse ka bërë marrëveshje, se nuk ka dalë e fituar në asnjë marrëveshje me Ramën.

Minga: Kodin Zgjedhor kush e humbi?

Koka: Nuk ka pasur, është zbatim i disa vendimeve. PD nuk ka bërë Kod Zgjedhor.

Minga: Unë sot mendoj që ka bërë hapin e duhur.

Koka: Kodi real që mund të bëhej është qeveria teknike.

Minga: Zgjedhjet teknike nuk arrihen me mosbindje civile.

Koka: Nuk ishte mosbindje civile ishte demonstrim me aq fuqi sa kishte. Që opozita është në protestë është një mekanizëm që nuk duhet të hiqet dorë. Mekanizmi i presionit përmes protestës merr ca fjalime bajate në parlament. Kjo do ta dëmtojë opozitën.

Rakipllari: Opozita ka protestuar, më e suksesshme ishte kjo e bllokimit të akseve rrugore, por nuk mbahej dot gjatë. Kjo është bërë për të parë ndërkombëtarët se çfarë potenciali ka kjo opozitë. Ka pasur target të tërheqë vëmendjen e ndërkombëtarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular