BallinaAktualitetIsh-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto paraqitet në SPAK

spot_img
spot_img

Ish-ministri i Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto është paraqitur në SPAK mesditën e sotme.
https://www.youtube.com/embed/LI8D2CCd4is?si=zongTdkIE0uTig1z

Ish-ministri i LSI-së mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i vetëm, ndërsa në duar mbante një dosje.

“Zoti Haxhinasto për çfarë çështje jeni thirrur në SPAK”, u pyet ai nga gazetarët.

Por, ish-ministri nuk u përgjigj duke heshtur para kamerave dhe iu drejtua ambienteve të SPAK.

Edmond Haxhinasto ka mbajtur postin e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës i Shqipërisë nga viti 2013 deri në 2016.

Kujtojmë që emri i tij ka dalë në dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, deputetes Monika Kryemadhi.

Edmond Haxhinasto u “tradhtua” nga bisedat e zbuluara në telefonin e Monika Kryemadhit.

Pjesë nga dosja:

Me shkresën Nr. 1672/1 Prot, datë 21 Shkurt 2024, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka dërguar dokumentet lidhur me subjektin Unifi Communication Inc. Nga shqyrtimi i dokumenteve rezulton se me urdhërin Nr. 285, datë 27 Tetor 2014, Ministri Edmond Haxhinasto, ka hequr eksluzivitetin që ATU shpk kishte për rrjetin e fibrave optike duke urdhëruar:

  1. Rrevokimin e pikës 1 të Urdhërit Nr. 120, datë 23/08/2010, dhe konkretisht të shprehjes “Me destinacion përdorimi ekskluziv”.
  2. Ndryshimin e kushteve të lejes bashkëlidhur urdhërit nr. 120 datë 23.08.2010
  3. Revokimin e shprehjes “kjo shtojcë dhe vetë leja ka detyrim dhe forcën e ligjit”.

Në përgjigje të kërkesës për dokumentacion e kompanisë Unifi Communication Inc, lidhur me rrjetin e fibrave optike, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dërguar edhe Urdhërin e përbashkët “Për ngritjen e grupit të punës për studimin e situatës aktuale të rrjeteve me fibra optike” të datës 04 Shkurt 2014, të Ministrisë për Inovacionin dhe Ministrisë së Trasportit;

Projektvendimin e Këshillit të Ministrave “Për heqjen e të drejtës së eksluzivitetit tek të gjitha lejet administrative dhe marrëveshjet për ndërtimin e rrjeteve të komunikimit me brez të gjerë të fibrave optike në Republikën e Shqipërisë”, i cili nuk ka kaluar per miratim pasi është kundërshtuar nga Ministria e Inovacionit, si dhe Shkresën nr. 1795 Prot. datë 01 Prill 2014.

* Projektvendimin e Këshillit të Ministrave “Për heqjen e të drejtës së eksluzivitetit tek të gjitha lejet administrative dhe marrëveshjet për ndërtimin e rrjeteve të komunikimit me brez të gjerë të fibrave optike në Republikën e Shqipërisë”, i cili nuk ka kaluar per miratim pasi është kundërshtuar nga Ministria e Inovacionit, si dhe Shkresën nr. 1795 Prot. datë 01 Prill 2014, ku projekt vendimi i mësipërm i është dërguar për mendim Ministrave Milena Harito, Shkëlqim Cani, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri.

Në datën 04 Nëntor 2014, sipas përmbajtjes së bisedave që Monika Kryemadhi ka zhvilluar me Adrian Shatkun, rezulton se Adriani ndodhet ne Britani të Madhe. Monika i shkruan Adrianit që të marrë Ilirin në telefon se e ka kërkuar. Pasi Adrianí lidhet me Ilirin, i shkruan Monikës që Iliri i kishte thënë që para se të kthehej në Amerikë të kalonte në Tiranë.

Në datën 08 Nëntor 2014, ndërsa Adrian Shatku i shkruan Monika Kryemadhit lidhur me rregullimin e problemit që kishte patur me V. për interkoneksionin, e pyet se si i duket kablli (çka nënkupton se ku ka ngecur procesi i autorizimit).

Monika Kryemadhi i përgjigjet se beson se ka mbaruar, por duhet të kalojnë ditët që janë parashikuar me ligj. Po në këtë datë, Adrian Shatku i ka dërguar Monika Kryemadhit email në adresën [email protected] ku i shkruan “Investitor që po pret” dhe bashkëlidhur këtij emaili janë edhe bisedat që Adriani ka zhvilluar me Darren Farber”.

Adrian Shatku ka një historik komunikimesh me email me këtë person që fillon në datën 17 Shtator 2014, ku ky investitor e pyet Adrianin se si po ecën projekti i Ballkan-BIN cable.

Në datën 09 Nëntor 2014, Monika Kryemadhi i shkruan Adrian Shatkut se Iliri e kishte dashur (Adrianin) për Mondin dhe letrat ia dha asaj. Adrian Shatku i shkruan se do ti shikojnë (letrat) bashkë në Londër. Në datën 10 Nëntor 2014, Adriani i shkruan Monikës se të mërkurën paradite, do të takohet me D., dhe i kërkon Monikës që ti lejë takim me Piron në datën 10 mbasdite, dhe me Mondin në datën 10 në darkë.

Në datën 13 Nëntor 2014, Adrian Shatku ka biseduar me një person me emrin Bashkim me të cilin ka lënë takim. Foton e bisedës që Adriani ka bërë me Bashkimin ia ka dërguar Monika Kryemadhit dhe në vijim i ka shkruajtur se: “Foli keq por ofroi…mere ti se je i fushës etc. See you Monday”. Monika Kryemadhi i shkruan Adrianit se: “Me kujdes më thotë Iliri se B mos të regjistron dhe mos iua përmend emrat tanë. Se ia ka frikën atij. Por shikoja letrat mirë”.

Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe nga hetimi ka dyshime se është i njëjti person për të cilin në datën 1 Mars 2014 personi nën hetim Ema Çoku i shkruan Monika Kryemadhi se “Takova Ermalin, më tha: që ta mbyllin të enjten te mbledhja e qeverisë. Duhet me i thënë dhe Mondit që ta nxitoje pak. “Lidhur me këtë shtetas janë evidentuar edhe disa sms si vijon:

Në datën 01 Prill 2014, Adrian Shatku i shkruan Monika Kryemadhit: Jam me Ermalm tek restoranti. Në datën 03 Tetor 2014, Elona Guri i shkruan Monika Kryemadhit se Ermali i ka dërguar sms ku i shkruan “Përshendetje Elona! Uroj te jesh mire familjarisht! Me thirri Haxhiu në zyre! Po munde më organizo një takim me shoqen se është shumë e rëndësishme për mua. Те fala dhe faleminderit”.

Në datën 28 Tetor 2014, Edmond Haxhinasto përdorues i telefonit me nr. 06820***, i ka dërguar sms Monika Kryemadhit ku e pyet: “Sa detyrim kemi ndaj Ermal Topallit se eshte tmerresisht i paafte dhe intrigant?”.

Në datën 30 Tetor 2014, Ema Çoku i shkruan sms Monika Kryemadhit: “Duhet me pi një kafe patjeter me Ermalin sot, kur të kesh kohë”. Rezulton se në këtë kohë Ermal Topalli, ka kontradikta dhe debate me Ministrin Edmond Haxhinasto, duke përfituar nga lidhja që kishte krijuar me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën në kohën që po merrej me procedurat ligjore për dhënien dhe miratimin e liçencave dhe autorizimeve për kompaninë Unifi Comunication inc dhe administratorit të saj Adrian Shatku, nëpërmjet Emës lidhje miqësore e çiftit Meta – Krymadhi njëkohësisht dhe kushërira e Adrianit, kërkon ndihmën e Monika Kryemadhit për të sheshuar debatet dhe mosmarrëveshjet me Ministrin Haxhinasto.

Me shkresën nr. 947/1 Prot. datë 13 Mars 2024, është administruar CD-ja me të dhënat e ruajtura në postën elektronike të ish punonjësve të administratës shtetërore: Ermal Topalli, Arjan Korpa, Eduart Seitaj dhe Edmond Haxhinasto. Këto të dhëna janë evidentuar dhe eksportuar nga databaza e serverit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular