BallinaAktualitetGjykimi ndaj Vangjush Dakos, ja sa vite burg kërkon SPAK për ish-kryebashkiakun...

Gjykimi ndaj Vangjush Dakos, ja sa vite burg kërkon SPAK për ish-kryebashkiakun e Durrësit

spot_img
spot_img

SPAK kërkon dënimin e Vangjush Dakos, ish-Kryebashkiak i Durrësit me 4 vite burg. Duke qenë se ndaj Dakos është aplikuar gjykimi i shkurtuar, ai mund të vuajë 2.8 vite burg, nëse kërkesa e SPAK pranohet nga GJKKO.

Në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u zhvillua seanca gjyqësore në ngarkim të Vangjush Dakos dhe 3 personave të tjerë, Fatmir Ejupi, Fiqiri Farruku dhe Ardian Bulku.

Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, paraqiti pretencën për ish-Kryebashkiakun e Durrësit dhe 3 personave të tjerë, raportoi gazetarja e News24, Klodiana Lala.

Ndaj topografit Fatmir Ejupi, SPAK kërkoi dënimin me 3 vjet burg me akuzën e falsifikimit të stampave, formularëve. Për shkak të gjykimit të shkurtuar Ejupi mund të dënohet me 2 vjet burg.

Sipas SPAK, Fiqiri Farruku cilësohet fajtor për falsifikim vulash stampash e formularësh të dënohet me 3 vjet burg, por me gjykim të shkurtuar 2 vite burg. Por për shkak të moshës, Prokurori kërkoi pezullim të dënimit.

Ndërsa Ardian Bulku, sipas SPAK, cilësohet fajtor për falsifikim dokumentash dhe dënohet me 3 vjet heqje lirie, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me dy vjet. Edhe për Bulkun u kërkua të pezullohet ekzekutimi i vendimit

Dako nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.

Lidhur me pallatin, ish-Kryebashkiaku Vangjush Dako akuzohet se ka zbardhur lejen me vonesë duke i hapur rrugë legalizimit dhe duke mos mbrojtur zhvillimin e territorit.

Ndërsa sa i takon episodit të dytë, Prokurori Kllapi tha se gjatë seancës se Bashkia Durrës ka dashur të blejë projektin Promenadë.
Ky projekt kishte synim zhvillimin e plazhit dhe krijimin e një zone rekreative . Në vitin 2012 në buxhetin e shtetit ishte parashikuar një tenderim 22 milionë lekë.

Në 2013-ën, Vangjush Dako ka ngritur një grup pune të përbërë nga 3 persona të tjerë. Grupi i punës ka bërë një gabim në projektim dhe sipërfaqe duke përcaktuar 24 hektarë dhe jo 2.4 hektarë sa ishte në të vërtetë.

Ish-Kryebashkiaku socialist i Durrësit u arrestua në muajin qershor të vitit 2023, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe u la i lirë në shkurt të këtij viti, pasi SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet e caktuara nga gjykata brenda afateve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular