BallinaAktualitet"Do të bëhet kreu i policisë së Tiranës", Blushi nxjerr foton: Ky është...

“Do të bëhet kreu i policisë së Tiranës”, Blushi nxjerr foton: Ky është personi që ka rrëmbyer Ilir Metën në autostradë!

spot_img
spot_img

ekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar foton e njërit prej kandidatëve për shef komisariati.

Sipas tij Vilson Bala është personin që ka arrestuar ish-presidentin Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në burgun “313”.

“Ky është VILSON BALA. Nga Shtoi i Shkodrës.

Më 21 tetor 2024 drejtoi në shkelje flagrante të ligjit, Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, operacionin kriminal të rrëmbimit banditesk të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Për këtë shërbim ordiner politik (për të cilin nuk do të mbetet pa ndëshkimin më të ashpër) Edi Rama pritet ta shpërblejë Vilson Balën me detyrën e lartë të Drejtorit të Policisë së Tiranës!

Madje e ka renditur të parin në listë!

Vilson Bala do të kallzohet penalisht.

Siç u kishim premtuar shqiptarëve, zbardhja me emra dhe fytyrë e të gjithë bandës së terroristëve të maskuar vijon!”, shkruan Blushi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular