BallinaKronikeGjendet 15-vjeçari që humbi kontaktet me familjen! Adoleshenti: Babai më bërtiti që...

Gjendet 15-vjeçari që humbi kontaktet me familjen! Adoleshenti: Babai më bërtiti që të…

spot_img
spot_img

15 vjeçari Aurel Bibaj nga Postriba, i cili prej dy ditësh kishte humbur kontaktet është gjetur nga policia e Shkodrës në bashkëpunim me komisariatin nr 5 në Tiranë dhe ndihmën e familjarëve.

Adoleshenti është gjetur në zonën e Babrrusë në Tiranë ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Prej dy ditësh i mituri kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Postribë.

Mëngjesin e djeshëm pasi ka lënë vëllain në shkollë, është larguar duke mos u futur në mësim dhe nuk ka shkuar as në shtëpi. Kjo ka shqetësuar prindërit, ndërsa babai i tij Agim Bibaj denoncoi në polici rastin dhe ditën e sotme edhe në media duke thënë se djali tij sipas dëshmisë së shokëve të 15 vjeçarit është larguar pasi babai i kishte bërtitur që të sillej mirë.

Pas një angazhimi të policisë, 15 vjeçari u gjet nga forcat e policisë dhe i është dorëzuar familjes. Tashmë do të merret në pyetje në praninë e psikologëve për arsyet e largimit të tij nga banesa dhe po ashtu do të trajtohet me psikologë në mënyrë që të kuptojë veprimin e gabuar nga ana e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular