BallinaAktualitetEdmond Haxhinasto del pas katër orësh nga SPAK: U pyeta si dëshmitar...

Edmond Haxhinasto del pas katër orësh nga SPAK: U pyeta si dëshmitar për…

spot_img
spot_img

Ish-ministri Edmond Haxhinasto qëndroi për katër orë në SPAK, ku tha se erdhi si dëshmitar për disa çështje.

“U pyeta si dëshmitar për disa çështje. Deponimet e mia i kam dhënë aty ku duhet”, tha shkurt Haxhinasto.

Ende nuk dihen arsyet që Haxhinasto u thirr nga prokurorët e SPAK.

Edmond Haxhinasto ndodhej prej orës 14:00 në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se zyrtari i Partisë së Lirisë është thirrur lidhur me dosjet Meta Kryemadhi, në cilësinë e Ministrit të Energjisë. Ai është thirrur për të dhënë më shumë informacion lidhur me marrëveshjet e nënshkruara.

Kujtojmë që gjatë periudhës 2010–2012, ai ka mbajtur postin e Ministrit të Jashtëm të Re­publikës së Shqipërisë. Nga viti 2012 deri në vitin 2013 ka mbajtur postin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë. Ndërsa, në vitin 2013, ai u zgjodh Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës i Shqipërisë. Ai e mbajti këtë rol deri në shtator 2016.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular