BallinaBota"Europës i kanoset një rrezik", shefi i NATO-s: Raketat e Rusisë kërcënojnë...

“Europës i kanoset një rrezik”, shefi i NATO-s: Raketat e Rusisë kërcënojnë SHBA-në

spot_img
spot_img

Bashkëpunimi ekonomik dhe ushtarak në rritje midis Rusisë, Kinës, Koresë së Veriut dhe Iranit po kërcënon Evropën, Indo-Paqësorin dhe Amerikën e Veriut, Ky është paralajmërimi që ka ngritur sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Rutte në takimin me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dha indirekt edhe një mesazh për Presidentin e zgjedhur Donald Trump, pasi nënvizoi rëndësinë e unitetit transatlantik dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë.

“Pas dorëzimit të municioneve dhe raketave balistike, Koreja e Veriut tani ka dërguar trupa për të luftuar dhe për të vdekur përkrah Rusisë në luftën e saj të paligjshme. Në këmbim, Rusia i ofron Koresë së Veriut financim dhe teknologji raketore. Kjo është shumë shqetësuese. Këto raketa paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për në territorin e Shteteve të Bashkuara, në Evropë, në Indo-Paqësor dhe në Euro-Atlantik më të gjerë”, tha Mark Rutte, sekretar i Përgjithshëm i NATO.

Rutte përshkroi atë që ai i shihte si rreziqet që vinin nga ndihma ushtarake e Koresë së Veriut dhe Iranit për Rusinë. “Në të njëjtën kohë, Kina mbështet ekonominë e Rusisë, mundëson industrinë e saj të mbrojtjes dhe përforcon narrativën e saj në të gjithë skenën botërore,” tha Rutte.

Nga ana e tij, Presidenti i Francës, Macron foli për domosdoshmërinë e një Ukraine të fortë dhe një Europe të fortë. “Një Ukrainë e fortë, saktësoi Macron,  do të thotë se mbështetja për këtë vend të sulmuar nga Rusia mbetet një prioritet absolut”. Duke iu drejtuar Rutte, Macron tha se sot “ne e dimë se mund të mbështetemi tek ju në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet transatlantike, për Ukrainën dhe për Evropën në tërësi”.

Rusia po përparon mbi Ukrainë me ritmin e saj më të shpejtë që nga viti 2022, pavarësisht humbjeve të mëdha. Ndërkohë Trump ka kritikuar shkallën e ndihmës perëndimore për Kievin dhe ka thënë se do t’i japë fund konfliktit në Ukrainë me shpejtësi, pa thënë se si.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular