Rekomandime të Institutit për Bashkitë mbi Projekt Buxhetin e Shtetit për Pushtetin Vendorë për vitin 2025
No prot 31/3 Tiranë, 8 Nëntor 2024
Lënda: Rekomandime të Institutit për Bashkitë mbi Projekt Buxhetin e Shtetit për Pushtetin Vendorë për vitin 2025
Drejtuar: Komisionit të Ligjeve, Kuvendi i Shqipërisë
Instituti për Bashkitë e Shqipërisë si një nga aktoret profesional dhe teknik në fushën e pushtetit vendors, gjenë rastin t’ju falenderojë për bashkëpunim.
Përgjegjësia dhe profesionalizmi jonë na obligon për të mirën publike ti kontribuojmë këtij procesi konsultimi të buxhetit, duke prazantuar disa rekomandime dhe kerkesa për ndryshim të projekt buxhetit për vitin 2025 për pushtetin vendorë.
Instituti për Bashkitë vlerëson dhe mirëkupton të gjitha përpjekjet pozitive, sikundër mirëkupton vështirësi dhe potencialin e mundësive në dimensionin e buxhetit kombëtar në tërësi dhe buxhetit
vendor në veçanti.
Ne njohim shumë mirë edhe nevojat reale që ka sot pushteti vendor për mjete financiare, po jo vetem, sikundër njohim edhe sfidat menaxheriale dhe progresin e kufizuar të bashkive për të krijuar
ekonomi lokale të shëndetëshme.
Sot, 61 bashkitë dhe njësitë administrative përkatëse kanë më shumë se kurrë përgjegjësi. Janë 42 funksione dhe llojshmëri shërbimesh administrative dhe publike, për të cilat ju nevojitet mbështetje
serioze me buxhet nga transferta qeveritare.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë na ka prezantuar një projekt – buxhet për pushtetin vendor për vitin 2025 si më poshtë:
Për vitin 2025 buxheti vendor, sipas burimeve te financimit pritet te
jete 89 miliard e 861 milion lekë (rreth 48.7% do të mbulohet nga të ardhurat e veta të bashkisë.)
Sa me sipër, Instituti për Bashkitë adreson këtë analizë të situatës dhe propozime konkrete:
1. Analiza e Përgjithshme e Buxhetit
1.1 Rritja buxhetore prej 13.2% është lajm i mirë dhe pritet të ndikojë në aftësinë e bashkive për të përmbushur nevojat me shërbimet publike.
1.2 Transfertat e pakushtëzuara të rrituara dhe impakti pritshëm në buxhetin e përgjithshëm të bashkive është positive dhe pritet të reflektohet në sasinë dhe cilësinë e sherbimeve.
1.3 Buxheti edhe për vitit 2025 prezantohet shumë i fragmentarizuar (krijon perceptimin e një shperndarjeje të burimeve,buxhet operativë, përkundrejtë një buxheti organik, buxhet kapitali apo
buxhet zhvillim
1.4 Pritshmeria për të ardhura me shumë nga vete bashkitë është premisë për ndërgjegjësim të bashkive dhe përgjegjëshmeri drejtë autonomisë financiare të mundëshme.
1.5 Në përgjithësi, ky buxhet pritet të mbështesë më mirë njësitë vendore, të përmirësojë shërbimet
për qytetarët dhe të inkurajojë autonominë financiare. Megjithatë, sfidat përfshijnë nevojën për menaxhim të kujdesshëm për të shmangur varësinë nga buxheti qendror dhe për të siguruar që burimet të përdoren në mënyrë efektive për zhvillimin afatgjatë të njësive vendore.
2. Avantazhet e buxhetit 2025
Një buxhet i rritur është një buxhet i mirë. Është paguar më shumë nga taksapaguesit, është mbledhur më shumë nga autoritetet dhe po shpërndahet më shumë përsa i përket nivelit.Më shumë
të ardhura më shumë shërbime potenciale për qytetarët. Konkretisht avantazhet e shifrave të buxhetit:
2.1 Rritja e mbështetjes së dhënë nga buxheti qëndror për pushtetin vendor në formën e transfertave ku më e rëndësishmja është rritja e transfertës së pakushtëzuar në 26.2 miliardë lekë në vitin 2025, e cila në krahasim me vitin 2024 është rritur në vlerën 1.8 miliardë lekë, dhe krahasuar me vitin 2015 është rritur me 13.9 miliardë lekë.
2.2 Përmirësimi i menaxhimit të financave vendore përmes rritjes së peshës së taksave lokale në të ardhurat vendore. Të ardhurat e veta të pushtetit vendor nga viti 2015 në vitin 2025 parashikohen me
një rritje të ndjeshme me rreth 20 miliardë lekë, ndërkohë krahasuar me vitin 2024 parashikohet të rriten me rreth 3.6 miliardë lekë, ose 10% më shumë.
3- Disavantazhet e buxhetit 2025.
3.1 Varësia nga transferimi i buxhetit qëndrorë – Edhe pse rritet mbështetja përmes transfertave,varësia nga buxheti qëndrorë mund të jetë problematike nëse ka pasiguri ekonomike ose ndryshime
politike që mund të prekin këto transferta.
3.2 Pabarazitë mes bashkive dhe qarqeve – Rritja mesatare prej 8.2% për bashkitë dhe 3% për qarqet mund të krijojë pabarazi në mbështetje për njësitë vendore, duke krijuar diferenca në ofrimin e shërbimeve publike.Kjo sidomos nuk siguron performacë të qarqeve.
3.3 Kufizimet e burimeve për funksione të caktuara – Edhe pse ka mbështetje për arsimin parashkollor dhe mbrojtjen nga zjarri, fondet e planifikuara mund të mos jenë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat në rritje të bashkive, sidomos ato me popullsi më të madhe.
3.4 Rritja e taksave mund të ndikojë negativisht – Ndërkohë që të ardhurat nga taksat janë pozitive për buxhetin vendor, kjo mund të ndikojë te qytetarët dhe bizneset lokale me një barrë më të madhe
financiare, veçanërisht nëse ka rritje të vazhdueshme të taksave, perkundrejtë zgjerimit të bazës.
3.5 Mungesa e fondit të mjaftueshëm për projektet afatgjata të zhvillimit – Edhe pse janë planifikuar financime për funksionet e transferuara, ato janë të kufizuara, dhe pa një rritje të ndjeshme mund të
jetë e vështirë për bashkitë të mbajnë ritmin me kërkesat e zhvillimit të qëndrueshëm afatgjatë.
3.6 Rritja e shpenzimeve administrative – Përfshirja e një fondi shtesë për paga dhe shpenzime operative rrit barrën buxhetore për njësitë vendore dhe mund të ulë mundësinë për investime
kapitale në projekte të reja, por do thellojë perceptimim publike nga shtresat në nevojë dhe me nivele të ulta të të ardhurave, se parat po i marrin zyrtarët.
3.7 Buxheti ende i varur nga faktorë makroekonomikë -Një buxhet më i lartë për vitin 2025 varet nga stabiliteti ekonomik, dhe në rast të ndryshimeve në treguesit ekonomikë të Shqipërisë, këto plane mund të jenë të vështira për t’u përmbushur.Ndaj bashkitë duhet të rrisin të ardhurat e tyre duke zgjeruar bazen e taksapaguesve.
3.8 Fragmentarizimi buxhetit për disa funksione dhe disa bashki përfituese kundrejte te tjerave, si kundër edhe transertat sektoriale krijonë perceptime jo të drejta të barazive mes bashkive, por edhe perceptime se këto janë funksione të deleguara,jo të vetat, gjë që nuk qëndron.
4. Propozime për Përmirësime
4.1 Buxheti i bashkive duhet të jetë organik/zhillimore dhe jo i fragmentarizuar. Pjesa e përgjithëshme dhe ajo sektoriale duhet të bashkohen. Kjo shmang çdo perceptim diskriminues dhe rrit shumë përgjegjëshmërinë e bashkive për prioritete.
4.2 Buxheti nga Fondet për Infrastrukturën Vendore dhe Rajonale, të parashikuara si program buxhetor në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, janë një mekanizëm financiar që mbështet politikën kombëtare të zhvillimit rajonal dhe vendor.Ky mekanizem nuk siguron barazi për çdo bashki. Por ne
sygjerojmë 70% e këtij buxheti t’ju dedikohet vetë bashkive dhe 30% ta mbajë fondi për projekte ndërbashkiake dhe me impakt rajonal.
4.3 Buxheti tatal i bashkive dhe qarqeve të rritet me deri ne 5-10% me shumë se sa është në draftë.
4.4 Buxheti i planifikuar për performancën duhet të shkojë për bujqesinë pasi ky sektor jo vetem ka nevoja por dhe ndikon në ekonomi bujqësore dhe vende pune me shume se sa vlera e efektit konkuruesë.
4.5 Buxheti i planifikuar për hapjen e akademisë së trajnimit duhet të shkojë për rrugët rurale dhe pyjet,perkundrjet shpenzimeve që nuk ndikojnë e ekonomi.(trajnimet i mbulon me së miri vetë
Agjensia e Mbështetjes së Vetëqeverisjes Vendore dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike dhe Shoqatat)
5. Qëndrimet tona për Prioritetet Strategjike
5.1 Qasja afatgjatë në zhvillimin e infrastrukturës: Theksojme rëndësinë e financimit të projekteve të qëndrueshme që nxisin zhvillimin lokal, sidomos ne sektoret ekonomise bujqêsorë,vaditja dhe
kullimi,turizëm rural dhe ekonomia qarkulluese.
5.2 Qasje për një decentralizim asimetrik.Mendojmë se duhet shkohet të një analizë e funksionave dhe përgjegjësive sipas principeve të qeverisjes me shumë nivele.
5.3 Fuqizimi i shërbimeve sociale, fuqizimi i pjesëmarrjes së të rinjve dhe teknologjia.Këto tre komponente duhet të jenë qendër e largëpamësisë së bashkive, dhe me buxhete të dedikuara.
5.4 Përballimi i krizave mjedisore, emergjencat civile dhe përshtatshëmëria ndaj ndryshimet klimatike.Kërkohet një vision me objektiva të qarta, plane veprimi të shoqëruara me mjete financiare.
5.5 Mbështetje për reformën tatimore lokale, mbështetje për vazhdimin e reformës së taksës së pasurisë për të përmirësuar të ardhurat e bashkive. Qeveria duhet të avancoi dhe përfundoi me kadastrën fiskale si ndihmë teknike për zbatimin nga bashkitë.
6. Përfundimi
Buxheti për 2025 është një hap pozitiv, edhe pse sërishtë nuk respekton parimin e mjaftueshmerisë me burime financiare të duhura për nevojat, funksionet dhe përgjegjësitë e bashkive.
Bashkitë duhet përformojnë më mirë, duhet të jenë më efektive dhe efficientë dhe të diversifikojnë burimet e të ardhurave të tyre, të rrisin trasnparences dhe luftojnë korrupsionin.
Ne kemi bindjen se këto propozime nëse merren në konsideratë do ti japin një frymarrje zhvillimeve ekonomike në bashki.
Ekipi i Institutit për Bashkitë mbetet i gatshëm për bashkëpunim përsa i përket rritjes së kapaciteve vendore, performancës , përmbushjes së detyrimeve ligjore, dhe rrugetimit evropian të bashkive dhe vendit tonë.
Gjithashtu falenderojmë Komimisionin e Ligjeve për ftesën dhe bashkëpunimin shumë të mirë.
Komisioni i LigjeveInstitute for Albanian MunicipalitiesArbjan Mazniku