Berisha-drejtuesve të qarqeve: Nga nesër do regjistroni çdo takim tuajin, do ta ekspozoni atë në rrjetet sociale,
Udhëzimi i marrë për mediat mbetet në fuqi.
Natyrisht ne gjithçka duhet ta bazojmë tek takimet me qytetarët.
Prandaj të nderuar drejtues të qarqeve, nga nesër do regjistroni çdo takim tuajin, do ta ekspozoni atë në rrjetet sociale, në FB, në X, Instagram, në rrjetet dhe faqet e PD pa përjashtim të gjitha.
Dhe unë ju garantoj se në këtë rrugë ne do përmbysim propagandën mashtruese të 4 RTSH-ve të klonuara nga zyra e Edi Ramës dhe ERTV-ja e tij.
Sot, rrjetet sociale dhe portalet kanë meritën më të jashtëzakonshme të censurës dhe të nxjerrjes si Don Kishot të të gjithë atyre që bëjnë censura, që manipulojnë dhe mashtrojnë me lajmet.