BallinaAktualitetE TRISHTË/Mësuesi nga Memaliaj humb jetën nga kanceri, familja kërkon ndihmë për...

E TRISHTË/Mësuesi nga Memaliaj humb jetën nga kanceri, familja kërkon ndihmë për të sjellë trupin nga SHBA

spot_img
spot_img

Ish-mësuesi nga Memaliaj ka humbur jetën për shkak të kancerit. 64-vjeçari Pëllumb Bodeci luftonte prej gjashtë muajsh me këtë betejë, të cilën nuk arriti ta fitonte.

Pellumbi dhe bashkëshortja e tij ishin shpërngulur në SHBA para dy vjetësh për të jetuar pranë vajzës së tyre, Ina, dhe familjes së saj.

Por, pas diagnozës së rëndë me dy lloje kanceri në muajin maj të këtij viti, jeta e familjes u trondit dhe përpjekjet e shumta për shërim, nuk mundën të ndihmojnë mësuesin. 

Tashmë përveç dhimbjes, familja po përballet edhe me sfida financiare të mëdha, për shkak të faturave të larta mjekësore, shpenzimeve të funeralit dhe transportit të trupit për ta varrosur në qytetin e lindjes, Memaliaj.

E ndodhur përballë kësaj fatkeqësie familja Bodeci kërkon ndihmën e komunitetit për të mbështetur këtë moment të vështirë dhe për të lehtësuar ngarkesën financiare.

Dhe çdo kontribut do të ishte shumë i vlefshëm për të ndihmuar këtë familje të kalojë këtë moment të vështirë për ta. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular