BallinaPolitikeTë dhënat e tetorit 2024 Berisha akuzoi TV-të për censurë, por ai...

Të dhënat e tetorit 2024 Berisha akuzoi TV-të për censurë, por ai ka “pjesën e luanit” me minutazh!

spot_img
spot_img

Një natë më parë nga Ballkoni Sali Berisha u ankua se televizionet po e censurojnë.

Ai ka sulmuar në sërë  mediash si TVSH, TOP Channel, Vizion+ dhe KLAN-in.

Por sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që u përpoq Berisha të prezantonte.

Partia Demokratike e Berishës kryeson me përqindjen më të lartë të minutazhit që kanë partitë politike në subjektet audiovizive, për muajin Tetor 2024.

Në televizionin Vizion Plus PD kryeson bindshëm nga partitë e tjera me 102.1 minuta e përkthyer ndryshe 68.77%. Duke lënë pas kështu PS me 14.49% dhe PL me 11.10%.

Në Top channel sa i përket minutazhit televiziv sërish është PD ajo e cila kryeson me 72.32 minuta ose ndryshe 67.19%.

Edhe në RTSH, PD ka 45.38 minuta apo 55.99% të kohës televizive, ndjekur nga PS me 26.45% dhe PL me 12.25%.

Tek KLAN TV, PD kryeson me 50.85 minuta ose ndryshe me 73.97%. Një hendek i thellë me partitë e tjera ku PS është me 11.45% dhe PL 11.06%.

Edhe tek Radio Tirana është PD ajo e cila kryeson me 23.92 minuta, e përkthyer në 53.19%. Duke lënë pas kështu PS me 24.02%, PL me 19.12%.

Tek Top Albania Radio sërish PD kryeson me 22.78 minuta apo 72.46%.

Edhe tek Club FM PD kryeson me 5.28 minuta apo 75.43%.

Siç vihet re në të gjitha të dhënat e publikuara nga AMA, edhe pse Berisha nje ditë më parë sulmoi mediat, faktet tregojnë të kundërtën.

PD e tij kryeson duke patur minutazhin më të lartë në të gjitha subjektet audiovizive./Alfapres.al

Të dhënat e tetorit 2024/ Berisha akuzoi TV-të
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular