Një person është qëlluar me armë zjarri tek rruga e Elbasanit. Raportohet se Eduart Reci është qëlluar me plumb në kokë pranë një lokali në afërsi të banesës së tij. 52 vjeçari nga Dibra është dërguar tek spitali i Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme (13 Nëntor), në rrethana ende të paqarta. Ende nuk dihet autori i ngjarjes, ndërsa i plagosuri mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.